Zbulohet sekreti i madh: Ja kush ua jep koordinatat e sakta ukrainasve për të shkatërruar ushtrinë ruse

Iliria News Agency
Iliria News Agency

11/02/2023

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj ofrojnë ose konfirmojnë koordinatat e nevojshme për shumicën dërrmuese të sulmeve që kanë përdorur sisteme të avancuara raketore të ofruara nga Shtetet e Bashkuara.

Kjo praktikë, e cila zbulon rolin më të thellë dhe më aktiv të Pentagonit në luftë, nuk ishte diskutuar publikisht më parë, shkruan Washington Post.

Kjo u konfirmua nga tre zyrtarë të lartë ukrainas dhe një zyrtar i lartë amerikan, dhe zbulimi vjen pas muajsh sulmesh nga forcat e Kievit ndaj objektivave ruseqendrave komanduese, depove të municioneve dhe kazermave në tokën ukrainase me sisteme raketore amerikane të lëvizshmërisë së lartë si HIMARS, ose armë të ngjashme të drejtuara me saktësi, siç është sistemi i raketave me shumë tytë M270.

Një zyrtar i lartë ukrainas tha se forcat ukrainase pothuajse kurrë nuk lëshojnë armë të avancuara pa koordinata specifike që u janë dhënë atyre nga personeli ushtarak amerikan nga një bazë diku në Evropë.

Zyrtarët ukrainas thonë se për shkak të këtij procesi, i cili tashmë është duke u zhvilluar, Uashingtoni duhet të jetë i sigurt për furnizimin e Kievit me armë me rreze më të gjatë. Një zyrtar i lartë amerikan i cili dëshironte të mbetej anonim për shkak të ndjeshmërisë së temës pranoi se Amerika luan një rol kyç në veprimet dhe tha se ndihma për shënjestrimin shërben për të siguruar saktësinë dhe ruajtjen e rezervave të kufizuara të municioneve, të cilat në këtë mënyrë përdoren në mënyrë maksimale.

Zyrtari tha se Ukraina nuk kërkon miratimin e Shteteve të Bashkuara për të sulmuar dhe se ajo synon në mënyrë rutinore forcat ruse në mënyrë të pavarur me armë të tjera. Shtetet e Bashkuara po ofrojnë gjithashtu koordinata dhe informacion të saktë të synimeve, por roli i tyre është thjesht këshillues, tha zyrtari.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1059

Reagimet nga SHBA, Franca, Britania dhe Egjipti

raketa

Izraeli: Do përgjigjemi ndaj çdo shteti që lejon kalimin e dronëve nga Irani

IMG_1058

Irani thotë se ka përfunduar me sulmin ndaj Izraelit, i kërkon SHBA-së të “qëndrojë larg”

08640000-0a00-0242-2f7c-08d9c5599401_w408_r1_s

Irani nis dronë drejt Izraelit si shenjë hakmarrjeje

2e2960a3-c8a2-44b9-b1e2-1a8b2b89134c

Kasami nga Kumanova: Ndryshimi po vjen! VLEN së shpejti do udhëheq Qeverinë dhe të gjitha komunat shqiptare

IMG_1049

Fronti Europian në Prespë/ Ahmeti: Fronti Europian dinë vetëm të fitojë

FB_IMG_1713028144302

Taravari takim në Kumanovë me Shpëtim Pollozhanin: Shumica e të burgosurve politikë në raste të montuara janë shqiptarë

mjeke

Anulohet konkursi për punësimin e 1 117 punonjësve shëndetësor

rasti monstra

Rasti “Monstra” do të kërkoj drejtësi në Strasburg

INFO

NA NDIQ