Prania e një shpendi të rrallë të Europës është zbuluar në kanionet e Nivicës në Shqipëri.
Ai quhet Kali i Qyqes dhe është një zhgabë madhështore e cila fluturon në shpatet e maleve dhe Kanionet e Nivicës prej shekujsh.
Këtë fakt e ka bërë të ditur drejtori i Agjencisë se bregdeteve Auron Tare , i cili ka publikuar fotot e shpendit të rrallë.
Sipas studiuesit Auron Tare shpendi është patriot pasi kurrë nuk e braktis vendlindjen edhe pse cdo dimër emigron në hapësirat afrikane në pranverë dhe rikthehet në vendlindjen e saj në Nivicë.