Zbulohet skenari i vetëm si mund të arrestohet Putin pas urdhrit nga Gjykata

Gjykatës Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj rus, Vladimir Putin.

Gjykata e ka akuzuar Putinin për kryerje të krimeve të luftës në Ukrainë.

Jursti Arlind Ahmetaj tha një intervistë për Euronews Albania se gjasat që ky urdhër arresti do të zbatohet janë të vogla

Ai tha se gjithsesi ky urdhër krijon një lloj tensioni brenda ushtrisë se mund të pasohet me të tjera urdhër arreste në kupolën ushtarake. Por nuk përjashtohet skenari që pasuesi i Putin në postin e presidentit ta dorëzojë vetë këtë të fundit në Hagë.

“Nëse Putin zëvendësohet nga një person tjetër në post, mund të ndodhë që ky person ta zbatojë vullnetarisht urdhrin e gjykatës dhe ta deportojë vetë Putin në Hagë. Kjo ka ndodhur në rastin e Sudanit dhe Serbisë”, tha juristi.