Fatmir Limani, i cili javë më parë zyrtarizoi aderimin nga Bashkimi Demokratik për Integrim në Lëvizjen Besa, sonte në ClickPlus në TV21 zbuloi se para se të merrte këtë vendim ka qenë në bisedime edhe me Aleancën për Shqiptarët.
Thotë se disa herë është takuar me sekretarin e përgjithshëm të ASh-së, Arben Taravari dhe kreun e kësaj partie, Ziadin Sela.
“Realisht thënë unë kam takuar për dy muaj resht bisedime edhe me përfaqësues të Aleancës, por edhe me të Besës. Jam takuar disa herë me Taravarin, por edhe me zotëri Selën, por jam takuar disa herë edhe me përfaqësues të Lëvizjes Besa. Arsyet se pse nuk jam bërë bashkë me Aleancën, nuk është në, por janë të shumta. Do t’i përmend disa: një prej arsyeve ishte edhe zgjedhjet kuvendore – partiake të cilat i kanë ata tani në ASh dhe në Kërçovë kanë qenë më tepër të etabluar më shumë se sa Lëvizja Besa. Nuk kam pretenduar që të hy në një subjekt politik për të shkaktuar përçarje, ndërkohë që në rast se unë do të hyja aty, atëherë vetvetiu do të shkaktoja përçarje”, tha Limani./TV21