Zëdhënësi i presidentit Meta publikon videon: Ja kandidati i Batonit që do të ndryshonte kufijtë

0

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar përmes një statusi në Facebook, lidhur me debatin e lindur pas mosdekretimit të Gent Cakajt në postin e ministrit të Punëve të Jashtme.

“Ja kandidati i Batonit në studion e tij, i cili do të ndryshonte gjithë kufijtë e Ballkanit Perëndimor” shkruan Blushi bashkëngjitur videos ku zv/ministri Cakaj është në studion e Baton Haxhiut, “Zona e Debatit” ku shprehet pro korrigjimit të kufirit në Ballkan.

Ja kandidati i Batonit në studion e tij, i cili do të ndryshonte gjithë kufijtë e Ballkanit Perëndimor

Gepostet von Tedi Blushi am Freitag, 11. Januar 2019