Zëdhënësi i Qeverisë e lë Zaevin, shkon tek Pendarovski

0

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski sot ka bërë të ditur se është konferenca e fundit me gazetarë, pasi që do të transferohet në detyrë të re. Ai tha se do të kaloj në pozitën e Sekretarit gjeneral në kabinetin e presidentit të ri Stevo Pendarovski

Boshnjakovski tha se kjo do të jetë paraqitja e fundit e tij si zëdhënës i Qeverisë dhe se ka qenë kënaqësi që ka qenë në këtë pozicion për 2 vite.
Më tej ai u shpreh se bashkëpunimi i tij do të vazhdoj me gazetarët, por nga pozicioni i ri i tij në kabinetin e kryetarit të shtetit.