Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës riposton thekset e Kurtit në Shkup dhe Tetovë

ina-online
ina-online

15 Gusht, 2023

Përparim Kryeziu, zëdhënësi i kabinetit të kryeministrit, Albin Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale ka sqaruar sërish se çfarë kishte deklaruar kryeministri Kurti në Shkup dhe Tetovë.

Në këtë mënyrë ai ka përgënjeshtruar çdo tendencë për manipulim dhe keqinterpretim, duke sjellë edhe pjesë të fjalimit të tij.

“Shumë reagime e komente pati për qëndrimin e Kryeministrit Kurti të premten në Shkup e Tetovë. Për të hequr çfarëdo konfuzioni mbi qëndrimin e Kryeministrit Kurti mjafton t’i rikthehemi këtyre dy paragrafëve nga fjalimi i tij në Tetovë, ndërkaq në fund mund të gjeni edhe vjegëzën e tekstit të plotë të fjalimit:

“Aleanca veri atlantike NATO-ja, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar janë platforma vlerore e cila na sjellë mbrojtje e siguri sidomos në këtë kohë kur imperializimi rus e riktheu luftën në kontinentin tonë evropian. Maqedonia e Veriut, sa ma afër Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë, e sa ma larg Serbisë e cila nuk po distancohet as nga Millosheviqi dhe as nga Putini, aq ma afër ajo, pra aq ma afër Maqedonia e Veriut, do të jetë anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe aq më i sigurt do të jetë rajoni ynë i Ballkanit. E për këtë, ne duhet ta ndihmojmë e do ta përkrahim Maqedoninë e Veriut.

Sot, kam ardhur këtu mes jush si Kryeministër i Republikës së Kosovës, në një vizitë vëllazërore me ju shqiptarët e këtyre trevave të Maqedonisë së Veriut, fqinjit tonë të mirë dhe vendit mik që na ka njohur si shtet neve Republikën e pavarur të Kosovës që në krye të herës dhe me të cilën kemi aq shumë shkëmbime në të gjitha fushat dhe marrëdhënie të mira ndërshtetërore.”, ka shkruar Kryeziu. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

nenad-canak-1130x635

Sulmi terrorist në veri, Çanak: Inteligjenca perëndimore e dinte, kurthi për Vuçiçin

pasaporta-e-kosoves-800x460-1

Ambasada Gjermane: Kush ka pasaportë të Kosovës, nga 1 janari lëvizë pa viza në zonën Shengen

Petar-Boskovic

Ish-kreu i ministrisë serbe të mbrojtjes: Policia e Kosovës ka treguar se nuk janë mizorë

Ganimete Musliu-600x3601696240829

Musliu: Serbia po ndërton bazë ushtarake afër kufirit me Kosovën

Radojcic vilat pasuria

Luksi dhe fitimet e mëdha: Sa kushton vila e Radoiçiqit dhe si u pasurua kaq shumë ky njeri?

vucic

Vuçiq: Nuk duam luftë, Serbia nuk do të dërgoj forca ushtarake në Kosovë

millan radojcic

Avokati serb: Dyshoj se Radoiçiq do të ndëshkohet, në krye të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd është Aleksandar Vuçiq

ramiz beg rizaj

Vuçiq e quajti Beg Rizajn terrorist, reagon vëllai i ish-luftëtarit të UÇK-së

vdekje-lajm-vdiq

E dhimbshme: Biznesmeni nga Ferizaj i jep fund jetës, u gjet i varur në shtëpinë e tij (FOTO)

INFO

NA NDIQ