Zejdi i BESËS: Po për referendumin, sepse shqiptarët nuk e duan Serbinë dhe Rusinë

0

Gjatë tubimit që u mbajt mbrëmë në Pallatin e Kulturës në Gostivar, fjalë rasti kishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi – Zejdi, i cili mes tjerash tha se: Shqiptarët nuk e duan Serbinë dhe Rusinë, mos harroni shqiptarët janë të orientuar drejt BE-së dhe NATO-s. Rexhepi gjithashtu shtoi se: Ne jemi në anën e atyre që do ti themi PO referendumit, ne jemi ata që do i themi PO euro-integrimeve dhe gjithashtu ne jemi ata që do i themi PO mirëqenies së qytetarëve’’ përfundoi Skender Rexhepi – Zejd.