Zejdi: Ja kush do ta fitojë drejtësinë tek Lëvizja BESA (VIDEO)

Anëtari I kryesisë së Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi – Zejdi ka folur se ai nuk është i interesuar për të qenë lider i partie, dhe se edhe me formimin e kësaj partie  i janë ofruar poste të ndryshme udhëheqëse në strukturat e Lëvizjes BESA, por që nuk i ka pranuar.

Ai në intervistën në Click Plus në TV21 ka sqaruar se kush është fajtori për sjelljen e situates së ndarjeve në këtë parti, duke thënë se çështja kryesore është faktori i mospërgjegjësisë, që nënkupton Bilall Kasamin, i cili pas rezultatit të zgjedhjeve dhe humbjes së një numri të madh të votuesve nuk ka dhënë përgjegjësi.

Zejdi ka theksuar se më 24 shkurt do të mbahet Kongresi i Lëvizjes BESA dhe se ata kanë shumicën e këshillit qendror të partisë, ndërsa edhe në aspektin juridik do ta fitojnë betejën përballë Kasamit.