Zejdi ka një “selam” lidhur me Lëvizjen BESA (VIDEO)

0

Lëvizja BESA asnjëherë nuk ka pas ndasi lokale dhe si e tillë nuk ekziston BESA e Tetovës apo BESA e Shkupit. Kështu thotë anëtari I Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi, në emisionin ‘Studio e Hapur’ në TV SHENJA, i cili shton se ata që e quajnë BESËN të Tetovës apo të Shkupit, kanë tendenca.

“Ne i kemi vlerësuar njerëzit si të aftë për politikbërje pavarësisht nga cili rajon vjen. Ai mund të vijë prej ndonjë fshatit të malësisë por mund të ketë aftësi politike, intelektuale të barabarta me dikë që vjen nga qytete edhe më të mëdhaja. Ndasitë lokale çdoherë e kanë dëmtuar indin kombëtar kështu që ne prej pikave të para gjatë themelimit të idesë e kemi ushqye këtë humbje të kësaj ndasisë duke treguar që megjithatë aspekti i përgjithshëm është më i vlefshëm se aspekti lokal. Interesi i shqiptarëve është që të jemi unik e jo te ndarë, edhe ashtu jemi të përçarë mjaftë”, tha Rexhepi.

Ai tha se ka zëra të atillë që janë të përzier shërbimet sekrete, por më shumë beson se ka të bëj me egot e njerëzve të cilët e tejkalojnë atë që janë.

Ai tha se zërat që e lidhin për shërbimet sekrete janë edhe me atë se çfarë po i ndodh Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë.

“Janë dy lëvizje të vetëm të cilët nuk mund t’i, dhe nuk ka mundur t’i kontrolloj pjesë të shërbimeve, dhe çdoherë kanë futur satelit të ndryshëm për të kontrolluar këto lëvizje. Megjithatë në Lëvizjen BESA por edhe në VV nuk besoj se shërbimet kanë mundur të kenë qasje dhe opsioni më i mirë është që të shkosh deri në dëmtimin e këtij subjekti. Por kjo nuk e dëmton, e përsëris, është operacioni i zorrës qorre dhe do të del organizmi shumë më fort se ka qenë”, tha Rexhepi në “Studio e Hapur”.

Ai tha se të dy elementet janë diskutuar në parti.