Zejneli: Pol Uilliams nuk ishte hartues i Marrëveshjes së Ohrit!

Picture of INA
INA

08/08/2024

Analisti i njohur nga Tetova, Xhelal Zejneli, thotë se BDI-ja ka pasur mundësi 20 vite që t’i rregullonte me ligj të gjitha çështjet që tani nga opozita i problematizon, siç është ajo për parimin “fituesi me fituesin”.

Sipas tij BDI-ja gjatë kohës sa ishte në pushtet nuk ishte e interesuar për t’i rregulluar me ligj këto çështje sepse dëshironte të ruante imazhin e një partie konstruktive në sytë e faktorit ndërkombëtar dhe atij maqedonas.

Sa i përket angazhimit të ekspertit ndërkombëtar, Pol Uilliams, i cili u angazhua nga BDI për të gjetur një zgjidhje për respektimin e legjitimitetit dhe u paraqit si hartues i Marrëveshjes së Ohrit, analisti Xhelal Zejneli, thotë se i njëjti s’ka qenë përpilues i drejtëpërdrejt i dokumentit paqësor, me të cilin në vitin 2001 iu dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoni.

“Ka edhe opinione që thonë se ky i huaji Poll Uilliams, nuk ka qenë hartues i drejtpërdrejt sepse ka pasur disa harutes, nuk ka qenë një. Të gjithë hiqen se kanë qenë hartues, edhe këta të PDSH-së, edhe këta të PPD-së, edhe krahu i luftës, edhe faktori ndërkombëtar, edhe disa intelektual shqiptarë, përfshirë edhe intelektualët maqedonas. Të gjithë këta hiqen se kanë qenë hartues dhe nuk dihet saktë se kush ka qenë. Unë nuk mendoj se çon peshë sot kush ka qenë hartues. Me këtë punë duhej të ishin marrë shqiptarët para 20 viteve dhe jo sot. Sot BDI-së për shkak se ka kaluar në opozitë i është kujtuar të merret me këtë çështje, por kjo nuk çon peshë”., tha Zejneli.Lajmpress

TË FUNDIT
5 orë
Skandal në Gjevgjeli/ Mjeke pa diplomë shtatë vite kishte mjekuar pacientë
11 orë
Formohet një departament të ri për krime të rënda
11 orë
Patriota dhe tradhëtarë, akuza mes LSDM dhe VMRO për kontestin me Bullgarinë
13 orë
BDI: Paaftësia e Vlen-it dhe të qenurit sherbëtorë të VMRO-së, po shkatërron të arriturat kombëtare
13 orë
Durmishi porosi BDI-së: Koha juaj ka marrë fund, me mashtrime dhe gënjeshtra se mbuloni turpin dhe korrupsionin

ME TE LEXUARA

16 orë
Tabela vetëm në maqedonisht ma shumë se 4 vite janë në vendkalimin Bellanoc-Stançiq
16 orë
Deputetja Saranda Imeri Stafai: VLEN mbulon turpin e BDI-së
15 orë
Për vete tendera milionëshe, për aktivstët rroga mizerie për ti mbajtur në varfëri dhe varësi
15 orë
Mexhiti: Tabela pa shqipen është tërhequr, ishte porositur në kohën e BDI-së në pushtet
20 orë
Moti me vranësira e me reshje shiu
13 orë
Durmishi porosi BDI-së: Koha juaj ka marrë fund, me mashtrime dhe gënjeshtra se mbuloni turpin dhe korrupsionin

LEXO MË SHUMË

mjeke

Skandal në Gjevgjeli/ Mjeke pa diplomë shtatë vite kishte mjekuar pacientë

Drejtesi gjyqi prokurori

Formohet një departament të ri për krime të rënda

gordana siljanovska rumen radev

Patriota dhe tradhëtarë, akuza mes LSDM dhe VMRO për kontestin me Bullgarinë

Ali-Ahmeti-artan-grubi

BDI: Paaftësia e Vlen-it dhe të qenurit sherbëtorë të VMRO-së, po shkatërron të arriturat kombëtare

besar durmishi

Durmishi porosi BDI-së: Koha juaj ka marrë fund, me mashtrime dhe gënjeshtra se mbuloni turpin dhe korrupsionin

IMG_7609

Mexhiti: Tabela pa shqipen është tërhequr, ishte porositur në kohën e BDI-së në pushtet

Arben Fetai

Për vete tendera milionëshe, për aktivstët rroga mizerie për ti mbajtur në varfëri dhe varësi

saranda imeri

Deputetja Saranda Imeri Stafai: VLEN mbulon turpin e BDI-së

IMG_7601

Tabela vetëm në maqedonisht ma shumë se 4 vite janë në vendkalimin Bellanoc-Stançiq

INFO

NA NDIQ