Gazetari dhe publicisti Milaim Zeka në një prononcim në emisionin ”Rrethi katror” në Top Chanel, ka thënë se Agron Neza që është paraqitur si agjent i FBI-së e në të vërtetë ska qenë dhe në lojën e tij të mashtrimit, ka tentuar të përfshijë dhe ta fusë në një “kurth” edhe kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, njofton indeks.mk
Zeka thotë se Neza ka arritur ti mashtrojë të gjithë politikanët shqiptarë përveç Ali Ahmetit.
“E kanë hapur lajmin se do të akuzohet edhe Ali Ahmeti. Këto i kanë shkuar edhe Ali Ahmetit por, Ali Ahmeti nuk e ka hëngër këtë”, thotë Zeka.
Ky pohim i Zekës, është konfirmuar edhe nga panelistët e tjerë në emisionin “Rrethi Katror”.