Zeka ka një pyetje për Zoran Zaevin

0

Zekirija Ibrahimi

Gjatë fjalimit tim si deputet, kur u votua qeveria e Zaevit më 2017, e pata pyetur Kryeministrin nga foltorja e Kuvendit: “Kryeministër, kur keni qenë më i sinqertë: kur i akuzonit ministrat shqiptarë të Gruevskit se janë të korruptuar apo tash kur i propozoni për ministra në qeverinë tuaj?”.
Si përgjigje për këtë ai në fjalën e tij përfundimtare e solli vendimin e Katica Janevës se asnjë ministër shqiptar i qeverisë së Gruevskit nuk ndiqet nga Katica.
E tash, kur Katica shkoi në Shutkë, ndërsa asnjë ministër shqiptar i Gruevskit nuk e priti atje, pyetja vlen përsëri: a mos edhe atëherë ai vendim kishte lidhje me çantat Louis Vuitton?!