Zeka: Ndryshimi nuk mund të ndodhë nëse VV nuk udhëheqë MPB’në dhe Ministrinë e Drejtësisë

0

Themeluesi i PEK’ut, Milaim Zeka, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se VV nuk mund të ndryshojë asgjë nëse nuk i drejton ministrinë e Brendshme dhe të Drejtësisë. “Të gjithë kemi qenë partizanë të ndryshimit”, ka thënë Zeka. “Ndryshimi nuk mund të ndodhë nëse VV nuk udhëheqë Minsitrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Drejtësisë. Nga aty fillon çkapja e shtetit dhe ndryshimi”. Këto deklarata të Zekës vijnë pasi që Gazeta Express raportoi se LDK ka kërkuar Ministrinë e Punëve të Brendshme në negociatat me VV’në. /Express