Zekiri duhet t’i kthejë mbi një milion euro

INA
INA

01/12/2023

Me 2 vjet e 6 muaj burg u dënua ish sekretari i qeverisë Muhamed Zekiri për akuzën e keqpërdorimit të pozitës zyrtare për lidhjen e marrëveshjes me kompaninë Interholding për shërmibe konsuletne për privatizimin e mundshëm të SH.A Postat dhe Hekurudhat duke shkaktuar dëm mbi 57 milonë denarë në buxhetin e shtetit. Sipas gjyqtares Fanka Janquleva Mihailovska, Zeqiri ka lidhur kontratë privatisht, pa dhënë mundësi për oferta konkurruese. Në dënimin me burgim të shqiptuar i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.  Zekiri obligohet që në afat prej gjashtë muajsh pas aktgjykimit, të kompensojë dëmin prej 71.338.336 denarë, tha gjyqtarja Mihailovska.

FANKA JANQULEVA MIHAILOVSKA, GJYKATËSE

“Muhamed Zekiri është fajtor sepse nga prilli i vitit 2021 deri në mars 2022, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, ka kryer dy veprime të lidhura me kohën. Ai në cilësinë e zyrtarit ka ndërmarrë një veprim me qëllim përfitimin pasuror për një tjetër. Më 4 maj 2021, pa kryer procedurë publike, ka lidhur kontratë me kompaninë Interholding në shumën 795 mijë euro pa TVSH, në të cilën është ndihmuar qëllimisht nga shtetasit e dyshuar kroatë të cilët nuk janë në dispozicion të organeve të rendit”.

Ish sekretari i qeverisë Muhamed Zekiri pas shpalljes së vendimit në prononcimin për media tha se në asnjë moment gjatë procesit gjyqësor nuk është vërtetuar paramendimi në kryerjen e veprës e cila atij i ngarkohet.

MUHAMED ZEKIRI, ISH SEKRETAR I QEVERISË SË RMV-SË

“Gjithsesi vendimin e gjykatës do ta ankimojmë përmes avokatëve dhe konspirojmë se në asnjë moment gjatë procesit gjyqësor nuk është vërtetuar paramendimi në kryerjen e veprës e cila mua më ngarkohet pasi që unë kam realizuar dhe vepruar pas paramendimit të dikujt tjetër, në këtë rast qeverisë, të cilët kanë kërkuar nga unë që të firmos marrëveshje që janë firmosur”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

arber ademi

Ademi: Vazhdojmë me mbështetjen e të gjitha Universiteteve në vend!

matura-shteterore-provimi

Provimi i maturës shtetërore sivjet më 1 dhe 8 qershor

xhemail jusufi

BDI zgjodhi shefin e shtabit zgjedhor në Tetovë

stevo-pendarovskiii-780x470-1

PRSD mbështet rikandidimin e Pendarovskin për president

moti-1

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Spitali-i-Strugs-600x360-1

Sulmohet motra medicinale në Spitalin e Strugës

aksident kollar

Makina bie në lum në rrugën Kërçovë – Strazhë në afërsi të fshatit Kollare (VIDEO)

arben taravari kumanove

Sot në Gostivar konventa e promovimit të kandidatit presidencial, Arben Taravari

IMG_9416

ASH e Selës tubim në Tetovë (VIDEO)

INFO

NA NDIQ