Zekiri: Ja kush e mbron Ali Ahmetin

0

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri ka thënë se, Ali Ahmetin janë duke e mbrojtur gjykatësit e zgjedhur nga Sasho Mijalkov.
Ndonëse janë bashkë në qeverisje, ai ka adresuar kritika të ashpra në adresë të Bashkimit Demokratik për Integrim.
“Del Ali Ahmeti dhe thotë se kush do të na mbronte neve nëse do ishim përfshirë në kriminalitet. Si kush do t’iu mbronte? Po këta gjykatës që i vendosët bashkë me Sasho Mijalkovin dhe Blerim Bexhetin”, ka deklaruar Kurti në një intervistë për “Press24”. (INA)