Zekolli: Ali Ahmeti para zjarrtarve: Pajtohem se Artani nuk duhet te jet lider BDI

Arsim Zekolli

Ali Ahmeti para zjarrtarve: Pajtohem se Artani nuk duhet te jet lider BDI.

Ne secilen parti politike ne Maqedoni, perfshire BDI, ka dy lloj kriza. Njera fiktive, tjetra reale. Kriza fiktive behet per defokusim nga rivali, menaxhim te raporteve interne dhe ushqim te populates me brockulla. Kriza e konfliktit Musa-Ali eshte fiktive.

Kriza reale ne partite politike, perfshire BDI, eshte ne fakt kriza pepertuale qe ne kontinuitet brengos partite per keto 15+ vite. Eshte kriza e perfaqesimit real te shoqerise, qytetareve ne institucione dhe politikberje. Mjafton te shiqoni cilen do anket (nga burime relevante) ne te cilat statistikat e perkrahjes per cilin do lider politik, perfshire Ali Ahmetin, eshte e ngujuar ne perqindjet mes 2 dhe 12%. Ndersa ne teresi, numri I perkrahjes per gjithe lideret nuk kalon 40%. Partite dhe mediat e tyre deri me tani me sukses mbanin fokusin mbi pakicen e perkrahjes minore duke injoruar mosperkrahjen dominante. Pra, kemi te bejme me demokraci redukcioniste, te rrobaqepsur per t’ju pershtatur figurave te establishmentit, jo te demokracise reale. Rrjedhimisht, Ali Ahmeti eshte lider minoritar i BDI, por per me shum se 10 vjet nuk mund te konsiderohet si perfaqesues i Shqiptareve.

Kriza e dyte qe dermon partite politike, perfshire BDI, eshte diferencimi ideo-politik ne zhvillim e siper mes dy koncepteve kryesore. Ne njeren ane eshte koncepti nacionalist ‘Maqedoni’, ne anen tjeter eshte koncepti qytetar ‘Maqedoni e Veriut’. Koncepti i pare ‘Maqedoni’ gezon perkrahje emocionale tek maqedonasit por eshte bastarduar nga aktoret e komprometuar te opozites VMRO, Majta, mediave dhe akademise qe mungesen e athde-etni-dashurise per vete e kompenzojne me urrejtje shovene. Koncepti i dyte ‘Maqedoni veriore’ gezon me pak simpati mu fal figurave te komprometuara, kriminalizuara ne LSDM, BDI dhe cinizmit ShBA-BE si sponzorues qe kerkojne reforma por me perkrahjen per LSDM-BDI i sabotojne gjitha mundesite per reforma reale.

Ngerci I krijuar ne skenen politike diktohet nga apatia dhe injorimi i politikes nga pjesa dermuese e qytetareve. Rrjedhimisht, apatia eshte me e rrezikshme per demokracine dhe shoqerine se ekstremizmet e tanishme. Ne fakt, forma me e rrezikshme e ekstremizmit ne kete moment ne Maqedoni nuk eshte as esktremizmi fetar, as ai nacional, as ai pro-rus, por eshte ekstremizmi i padenushmerise te Pestablishmentit qeverises, lidershipet partijake dhe patronazhistet e tyre nga ShBA dhe BE. Eshte ky ekstremizem qe ka krijuar apatine e tanishme dhe ka mundesuar kushtet perfekte per lulezimin e ekstremeve qe do shfaqen ne periudhat para nesh.

Nxitja e Ali Ahmetit qe menjehere te pergjigjet ne sfiden e zjarrit nuk eshte manifestim vet-besimi, vendoshmerie dhe guximi. Ne fakt, pergjegja e tij eshte pohimi direkt se nuk ka me fushe per manovrimet e tija “te plakut te urte” dhe se eshte i detyruar nga faktori rival te merr anen e tyre. Kjo fal faktit qe figura e Ali Ahmetit qe moti ka humbur rolin e unifikuesit te partise, te vleres se votme te pamohueshme dhe prijesit te pakontestuar. Ne realitet, Ahmeti me shum se nje dekade eshte vetem se vakumi mes klaneve te acaruara qe e toleronin sipas modelit “tapet mbi balte, tapiseri mbi lloq”.
Nevoja e tij e sotme te deklaron se mbetet deri ne 2028 eshte manifestim I ketij realiteti dhe ne fakt pranim I deshtimit. Kuptimi i deklarates se tij, I perkthyer ne gjuhen e rendomte eshte ky: “Ani Muse, ani Izet, ani Blerim, po ju ndegjoj dhe po pranoj se Artan Grubi nuk do behet lider i BDI”. Keshtu, ne fakt, deklarata e tij drejtuar Muses, Blerimit, Izetit eshte ne fakt goditje ndaj Artanit. Pse? Pasi qe nje eshte te besh reklamat kuazi-moderniste te Artan Grubit, Bujar Osmanit, me gjith enturazhin e tyre te Alsat gazetarise, te manekenave nderlidhes mes BDI e LSDM, me aktore provinciale ne mission te kiosk-marihuanave teatrale, te importuarve modernist provincial ne mission spiunimi neper Shkup etj. Te gjith keta, kuazi-modernist shqipfoles te selektuar, menazhuar dhe dirigjuar nga LSDM, VMRO dhe sherbimet maqedonase, kan shum pare por nuk mund te sigurojne dominance e BDI. E nese nuk sigurojne dominancen ne BDI, automatikisht bie pasha e tyre edhe ne syte e patronazhistve maqedonas dhe perendimor. Thene shkurt, debakli i kuazi-modernisteve ne BDI zjvillohet ne te njejten menyre sikur ai I meparshmi, i krahut islamist ne BDI. Se fundi, nuk eshte e rastit afersia mes tyre, pra islamisteve te dikurshem dhe modernisteve te sotem ne BDI. Afersi e diktuar dhe menagjuar nga establishmenti maqedonas.

Cthurrja e BDI ka filluar qe moti. Jo fal opozites. Ne fakt, BDI duhet te falmenderohet Seles, Taravarit, Gashit e Kasamit qe ngadalesuan procesn e cthurrjes se partise se tyre. Cthurrja behet nga ndryshimi I struktures ne shoqerine Shqiptare ne Maqedoni, ndryshimet ne fqinjesi, mungesa e idese dhe kompromitimit te imazhit te ShBA dhe BE permes perjtshmeve BesimiGrubiOsmaniMexhitiMusa etj. Misioni i Ahmetit tani eshte gjithnje me i reduktuar dhe pa mundesi qe mungesen e “fitoreve madhore kombetare” ti kompenzon me “ceshtje madhore kontinentale”. Per te, servilosja para Aleksandar Vucicit eshte shigjeta ne thembren e Akilit, momenti final dhe fatal.