Analisti politik Arsim Zekolli ka dhënë disa vlerësime të rëndësishme në postimin e tij në Facebook. Ai sqaron se raundi i fundit i tensioneve Maqedoni – Bullgari duket spontan në sipërfaqe, por në fakt është zanafilla e tentativave serbe që përmes Maqedonisë të hyjë në Bullgari dhe ta destabilizon atë. “Të njëjtat metoda, të njëjtat skenarë, aktorë të njohur, propaganda identike të përdorura kudo në rajon. Tërë skenari është i dizenjuar për provokim përbrenda Bullgarisë.”
Më tej ai shton se kësaj radhe, pjesë e këtij projekti – sikur në Kosovë – është edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. Në sipërfaqe duket sikur bullgarët kanë kuptuar (ca më herët se në Prishtinë) për rolin tinzar të ahmetovitëve në ekzekutimin e skenarëve serbo-maqedonase, por megjithatë jo edhe thellesinë e saj. “Mos harroni se shoveni i maskuar Pendarovski që prin tani në tensionimin e raporteve me Bullgarinë u zgjodh me përkrahje masive të ahmetovitëve kundër kandidatit shqiptar, të cilit edhe prindërit e vdekur ja shanin nëpër tubime.” Së fundi, as vizita e sotme e kukullës të Viktor Orbanit nuk është e rastësishme.
“Prandaj është e rëndësishme të bëjmë distancimin mes shqiptarëve dhe ahmetovitëve.”
Rajoni është zhytë thellë në cikël krizash që do zgjasë për vite e vite. Dhe faji për këtë krizë është kryekeput të ShBA dhe Gjermania.