Zekolli: Zaevit dhe Ramës i janë ngushtuar hapësirat për manovrime manipulative

0

Diplomati dhe analisti politik, Arsim Zekolli ka komentuar takimin e treshes Zaev- Vuçiq – Rama në Ohër. Ai përmes një postimi në facebook e ka vlerësuar si dështuese këto takime, përcjellë INA.

“E mbani mend nismën e Aliut për Ballkan- Beneluks në vitin 2012, për të kuptuar logjikën e kontekstit për Mini-shengenin. Iniciativa e AA lindi si pasojë e terrenit të ngushtuar të BDI-së, për shkak të politikave të Gruevskit. Aliu dëshironte që ti shmangej hapësirës së ngushtuar, për të zgjeruar terrenin e lojës. Fotografia e njejtë u rishfaq sot me Zaevin dhe Ramën, të cilëve u është ngushtuar hapësira për manovra manipulative dhe se me dëshpërim po kërkojnë që të zgjerojnë terrenin për të shitur mjegull…në fund sërish idetë e tyre do ti kthehen atyre si bumerang. Ndërkohë, le të evidentohet se Sorosi sot mbështet tre kryeministrat më të kompromituar në korrupsion dhe mungesë lirie në rajon. Dhe ai që predikonte për transparencë, sot ateron nëpër aeroporte duke iu shmangur opinionit. Mos harroni, vitin e kaluar po diskutonim nëse do të futeshim në BE në 2025 apo më herët. Ishte ideja e Juncker. Një vit më parë ata pretenduan se Prespa ishte një ilaç për gjithçka. Se Katica është një shenjtore. Se NATO sjell para. Se kemi një datë. Prandaj, nisma Schengen nuk është problem. Problemi është se si do të rrënohet”, shkruan Zekolli.(INA)