Zelenksy s’është i gatshëm ta nënshkruajë marrëveshjen për minerale me SHBA-në

Picture of Ina Online
Ina Online

22/02/2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy nuk është i gatshëm për të nënshkruar marrëveshjen që do t’i jepte qasje Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mineralet e rralla të vendit, ka deklaruar një burim nga Ukraina, raporton “The Guardian”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dëshiron që Ukraina t’u japë kompanive amerikane qasje në mineralet e rralla si kompensim për dhjetëra miliarda dollarë ndihma nga administrata e Joe Biden.

Mike Waltz, këshilltari i sigurisë kombëtare i presidentit Trump, të premten ka parashikuar se Zelenksy do të nënshkruajë marrëveshjen shumë shpejt, por pjesët e marrëveshjes së propozuara nuk janë bërë publike.

“Në formën që drafti është tani, presidenti nuk është i gatshëm ta pranojë, ne akoma jemi duke provuar për të bërë ndryshime dhe të shtojmë bashkëpunimin”, ka thënë burimi nga Ukraina.

“Nuk ka obligime amerikane në marrëveshjen rreth garantimit të investimeve, çdo gjë rreth tyre është shumë e paqartë, ata duan të nxjerrin 500 miliardë nga ne, çfarë lloj partneriteti është ky?… Dhe pse ne duhet të u japim atyre 500 miliardë dollarë, nuk ka përgjigje”, ka shtuar burimi nga Ukraina.

Ukraina ka ofruar ndryshime në marrëveshje.

Ukraina po kërkon garantime të sigurisë nga SHBA-ja si pjesë e çdo marrëveshjeje që përfshinë burimet natyrore dhe mineralet e rralla të saj.

Mospajtimi mbi marrëveshjen ka ardhur pas sulmeve verbale në mes Zelenksyt dhe Trumpit, i cili e ka quajtur homologun ukrainas si “diktator” në një postim në rrjetet sociale, më herët gjatë javës.

TË FUNDIT

Mustafa Imeri, drejtor i Filharmonisë së Maqedonisë së Veriut

Arrestohet gruaja dhe vajza e pronarit të diskotekës “Puls” në Koçan

Publikohet video, ja çfarë ndodhi mes Eglit dhe Gjestit kur ikën dritat në suitë

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut përfitojnë fondet e para nga Plani i Rritjes i BE-së

Gjesti-Eglit: Simptomat e tua më futën në depresion

Dodik largohet nga Bosnje dhe Hercegovina, policia kufitare po heton sesi u largua

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË