Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, tha sot se Kievi së bashku me partnerët e tij do të përgatisin një plan të detajuar për përfundimin e luftës, i cili do të diskutohet në samitin e ardhshëm të paqes dhe në të cilin do të ftohen përfaqësues të Rusisë.
“Ne do të përgatisim, siç thamë, një plan të detajuar për t’i dhënë fund luftës”, theksoi presidenti ukrainas.
Zelenski theksoi se “sa më shumë vende të bashkohen, aq më shumë vende do ta kuptojnë këtë plan në detaje”.(INA)