Zelensky: Aeroplanët e parë luftarak F-16 që do t’i jepen Ukrainës, do të jetë sinjal që Rusia ka humbur

INA
INA

25/05/2023

Presidenti ukrainas ka njoftuar se vendi i tij po bënë “gjithçka që mundet” që të zvogëlojë kohën derisa aeroplanët e rinj luftarak së bashku me pilotët ukrainas të ngritën në qiell.

Në adresimin e tij më të fundit, Zelensky tha se aeroplanët e parë F-16 që do t’i dërgohen Ukrainës do të jenë “sinjali më i fortë” se “terrori rus ka humbur betejën”, transmeton Telegrafi.

“Po bëjmë gjithçka që mundemi për të zvogëluar kohën derisa të arrihet rezultati, derisa aeroplanët e rinj me pilotët ukrainas ngjiten në qiell mbi territorin tonë”, shtoi presidenti ukrainas.

“Aeroplanët e parë F-16 që do t’i dërgohen Ukrainës do të jenë sinjali më i fortë nga bota se Rusia do të humb për shkak të agresionit të saj – do të bëhet më e dobët dhe më e izoluar”, shtoi Zelensky.

Sipas tij do të jetë sinjal se terrori rus ka humbur betejën dhe se bota që bazohet në respekt dhe pavarësinë e kombeve dhe të drejtën e popujve të zgjedhin rrugëtimin e tyre të mbizotërojë.

Këto deklarata vijnë një ditë pas që Rusia paralajmëroi se çdo aeroplan i prodhuar në SHBA siç është rasti i F-16 që dërgohet në Ukrainë do të konsiderohet si cak për Moskën.

Ukraina prej fillimit të luftës ka kërkuar nga aleatët perëndimorë aeroplan të sofistikuar luftarak, që mund të udhëtojnë me shpejtësi prej mbi 1.500 milje në orë dhe kanë një rreze prej më shumë se 2 mijë milje.

E derisa SHBA-të kanë autorizuar aleatët perëndimorë t’i japin Ukrainës aeroplanët F-16 dhe të trajnojnë pilotët ukrainas për të operuar me këto fluturake – administrata e Bidenit akoma po e shqyrton formulën nëse do t’ia dërgojë direkt këta aeroplanë Ukrainës apo përmes aleatëve.

https://www.facebook.com/zelenskiy.official/videos/633018635070240/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

CNN: Izraeli e sulmon Iranin

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

Izraeli për çka i shpenzoi 1.5 miliardë dollarë për një natë?

lindja mesme iran irak izrael

Pse Irani sulmoi Izraelin – dhe pse janë armiq?

Antonio Guterres

Sulmet iraniane/ Shefi i OKB-së: As rajoni dhe as bota nuk mund të përballojnë një tjetër luftë

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

Reagimet nga SHBA, Franca, Britania dhe Egjipti

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

Izraeli: Do përgjigjemi ndaj çdo shteti që lejon kalimin e dronëve nga Irani

sulmet iriani izrael mbrojtja raketore raketa

Irani thotë se ka përfunduar me sulmin ndaj Izraelit, i kërkon SHBA-së të “qëndrojë larg”

An Ukrainian national flag flag waves over the center of Kharkiv, Ukraine's second-largest city, Friday, Feb. 4, 2022. The situation in Kharkiv, just 40 kilometers (25 miles) from some of the tens of thousands of Russian troops massed at the border of Ukraine, feels particularly perilous. (AP Photo/Evgeniy Maloletka)

Parlamenti i Ukrainës miraton ligjin e ri për mobilizimin ushtarak! Rregullore e ashpër për burrat, ja çfarë parashikohet

Biden

Biden premton mbështetje ‘të hekurt’ për Izraelin mes frikës së sulmit nga Irani

INFO

NA NDIQ