Zelensky flet në Davos: S’ka aksidente në kohë lufte, na dërgoni tanket sa më shpejt

Picture of designer@fetishimedia.ch

19/01/2023

Zelensky flet në Davos: S’ka aksidente në kohë lufte, na dërgoni tanket sa më shpejt

“Nuk ka aksidente në kohë lufte”. Janë fjalët e Presidentit Volodymyr Zelensky, lidhur me ngjarjen e ndodhur në periferinë e Kievit, ku 14 persona, përfshirë pjesëtarë të kabinetit qeveritar, humbën jetën pas rrëzimit të një helikopteri.

Ai e shfrytëzoi fjalimin e tij për t’i kërkuar aleatëve të dërgojnë me shpejtësi më shumë armë, para ofensivës së re ruse. “Furnizimet me tanket perëndimore duhet të paraprijnë një tjetër pushtim me tanket ruse. Koha që bota e lirë po kalon duke menduar po përdoret nga shteti terrorist për të vrarë”, tha ai.

Deklarata u interpretua si një kërkesë për Gjermaninë që të marrë shpejt vendimin, për dërgimin e tankeve të shumëkërkuara nga Kievi, Leopard. Berlini heziton të ndërmarrë një hap të tillë, nëse Shtetet e Bashkuara nuk zotohen për t’i siguruar Ukrainës tanket e veta të betejës, Abrams. Është Britania e Madhe që ka guxuar të shkojë më tej në mbështetjen për Ukrainën, duke premtuar të dërgojë atje tanket Challenger.
Shpresëdhënës për Kievin ishte mesazhi i shefit të NATO-s në Forumin e Davosit, I cili tha se Ukraina mund të sigurojë armatime më të rënda dhe të avancuara. “Disa aleatë kanë njoftuar se janë gati të dërgojnë tanke më të avancuara dhe po zhvillohen bisedime e konsultime mes aleatëve. Të premten do të takohemi në bazën e Ramstein në Gjermani për të diskutuar mbi mbështetjen ushtarake”, tha Stoltenberg./A2CNN

TË FUNDIT

Protesta në Koçan, tubim në Shkup! Qeveria thirrje: Të mos pengohet hetimi me thirrje për destabilizim

Pesë orë takim mes ShBA-së dhe Ukrainës në Riad, Zelensky: Puna e delegacioneve vazhdon

Livia për Eglin: Po luan me informacione nga jashtë…

Jozi thyen çelësin brenda kutisë së emergjencës – zgjedh Loredanën për të kaluar 24 orë në suitën luksoze (VIDEO)

Kapet kamioni me 90 kg drogë në Itali, arrestohet shqiptari dhe rumuni

Kapiteni Rrahmani: Fitore historike

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË