Zelensky: Jam i gatshëm të jap dorëheqjen, nëse kjo do të thoshte paqe për Ukrainën

Picture of INA
INA

24/02/2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se është i gatshëm të heqë dorë nga posti i tij nëse kjo do të thoshte paqe në Ukrainë dhe shtoi se ai do ta shkëmbente largimin e tij nga detyra me hyrjen e Ukrainës në NATO.

“Nëse një gjë e tillë (kjo do të thoshte) paqe për Ukrainën, nëse vërtet mendoni që çshtë e nevojshme që unë të largohem nga posti, unë jam gati,” tha zoti Zelenskiy kur u pyet gjatë një konference për shtyp a do të ishte gati të largohej nga posti nëse kjo do të thoshte një arritje e paqes.

“Do ta këmbeja këtë menjëherë me një (anëtarësim) në NATO, nëse është ky kusht, menjëherë”, shtoi presidenti.

Presidenti amerikan Donald Trump, ka këmbëngulur që në Ukrainë të zhvillohen zgjedhjet, duke e quajtur zotin Zelenskiy një “diktator”, mesa duket një referencë ndaj faktit që mandati zyrtar pesëvjeçar i udhëheqësit ukrainas përfundoi zyrtarisht në vitin 2024.

Kritikat e zoti Trump ndaj zotit Zelenskiy erdhën mes një përkeqësimi të ndjeshëm të marrëdhënieve mes dy udhëheqësve javët e fundit.

Presidenti Zelenskiy ka kundërshtuar idenë e zgjedhjeve mes një lufte në shkallë të gjerë, një pozicion i mbështetur nga kundërshtarët e tij kryesorë politikë të brendshëm.

Presidenti ukrainas tha gjithashtu se donte ta shihte Trumpin si një partner të Ukrainës më shumë sesa një ndërmjetës midis Kievit dhe Moskës.

“Unë vërtetëdua që të jetë më shumë se vetëm ndërmjetësim… kjo nuk mjafton,” tha ai në një konferencë shtypi në Kiev./VOA

TË FUNDIT

Përfundoi biseda telefonike Trump-Putin. Ja çka u morën vesh

Çfarë ndodhi me “Instagram”-in e Eglit? Brenda tre ditësh ajo humb…

EC për tragjedinë në Koçan: Nuk është aksident, por një krim i ndërtuar nga korrupsioni

Pas 3 vitesh, hetimet për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë ende të papërfunduara

Babai i Vedatit: Për dy minuta ma mbytën djalin!

Sara dhe Driloni arratisen së bashku në këtë vend

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË