Zelensky: Mbi 60 objekte kulturore janë shkatërruar nga rusët

Iliria News Agency
Iliria News Agency

26 Prill, 2023

Më shumë se 60 muze dhe galeri në rajone të ndryshme të Ukrainës janë shkatërruar ose dëmtuar gjithashtu nga pushtuesit që nga fillimi i pushtimit. Lajmi u dha nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Sipas tij dy gra u vranë në një sulm rus duke përdorur raketa S-300 në muzeun Kupyansk në rajonin e Kharkiv. Qyteti është rreth 10 kilometra nga vijat e frontit.

Presidenti ukrainas tha se një kishë u shkatërrua nga një sulm rus në rajonin jugor të Khersonit. “Kjo kishë u bë një nga qindra kishat dhe shtëpitë e lutjeve të shkatërruara nga sulmet ruse,” tha ai.

Zelensky pretendoi se forcat ruse kishin hyrë në shtëpinë e një aktivisti tatar, Abduresheet Dzhepparov, në Krime. “Ai është një nga përfaqësuesit e lëvizjes kombëtare tatare të Krimesë, një aktivist i të drejtave të njeriut, një qytetar i Ukrainës. Nuk dihet se ku është tani, çfarë po ndodh me të.”

Ndërkohë Inteligjenca e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar një video që duket se tregon një sulm me dron kundër një kompleksi mbikëqyrës rus në bregun lindor të lumit Dnipro në Kherson. Sipas saj objektivi u shkatërrua në hidrocentralin Kakhovka në një distancë prej më shumë se 6 kilometrash dhe eliminoi një stacion rus të vëzhgimit.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

erdogan

Erdogan betohet si president edhe për një mandat pesëvjeçar

ushtria-1

Sulm afër kufirit me Egjiptin, vriten tre ushtarë izraelitë, disa të plagosur

ukraine-ushtare-rusi-kiev

Dy të vrarë dhe katër të plagosur nga bombardimet në Kharkiv të Ukrainës

erdogan

Sot Erdogan bën betimin si president i Turqisë

zelensky-1

Zelensky: Ukraina është gati të nisë kundërofensivën

Trenat_Indi

288 të vdekur, mbi 800 të lënduar nga përplasja e trenave në Indi

erdogan

Erdogan do të betohet për mandatin e tij të dytë si President më 3 qershor

rusia

Rusia thotë se dy fshatra të saj janë granatuar nga Ukraina

Meksike-780x470

Meksikë, zbulohen 45 thasë me mbetje trupash njerëzish

INFO

NA NDIQ