Zelensky nuk beson në vullnetin e Putin-it për paqen

Picture of Ina Online
Ina Online

14/03/2025

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar si “manipulues” reagimin e kreut të Kremlinit, Vladimir Putin, ndaj propozimit për armëpushim. Putin ka vendosur kushte duke dashur të fitojë kohë.

“Ne të gjithë dëgjuam nga Rusia fjalët që priteshin dhe shumë manipuluese të Vladimir Putin-it”, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një fjalim në video.

Putin nuk guxon t’ia thotë hapur presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që do ta vazhdojë luftën, tha më tej Zelensky.

“E përse ata në Moskë një ide për armëpushimin e ndërlidhin me kushte të tilla, në mënyrë që të mos mund të arrihet asgjë ose që sa më gjatë të jetë e mundur kjo të mos arrihet.”

Sipas të dhënave të Zelensky-t ky është një truk i shpeshtë i Putin-it, që nuk flet qartazi për të bërë gjithçka të mundshme po për ta shtyrë ose për ta bërë të pamundur atë.

Putin parimisht tregohet i hapur për armëpushimin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, parimisht është treguar i hapur për një armëpushim, por ende nuk dëshiron të sqarojë detajet.

Putin do që kjo të arrihet vetëm me kushte. Në një konferencë shtypi Putin miratimin e Moskës ndaj propozimit të SHBA-së për armëpushim në luftën e Ukrainës e ka kushtëzuar dhe ka shprehur dyshime, nëse mund të mbikëqyret një armëpushim i tillë.

Ndonëse Moska e preferon propozimin për ndërprerjen e luftimeve, të tilla armëpushime duhet të “çojnë në një paqe të qendrueshme dhe të trajtojnë shkaqet që kanë rrënjë të thella të kësaj krize”, tha Putin. Lidhur me propozimin përfaqësuesit e Rusisë dhe të SHBA-së do të vazhdojnë tani bisedimet.

Në të kundërt Zelensky theksoi sërish në kritikën e tij gatishmërinë e Ukrainës për ndërprerjen e kufizuar të veprimeve luftarake. Kievi e ka pranuar propozimin për armëpushim, sepse SHBA kanë shprehur gatishmërinë për ta mbikëqyrur atë.

“Ukraina, e gatshme për paqen”

Në Ukrainë ka edhe më tej dyshime të mëdha ndaj gatishmërisë së Rusisë për paqe. Shefi i shtabit të Zelensky-t, Andrij Jermak, deklaroi në televizion, se Ukraina nuk do të pranojë një konflikt të ngrirë me Rusinë. Ukraina ka rënë dakord me SHBA-në, që përfaqësuesit e Europës të jenë patjetër pjesëmarrës në procesin e paqes. Çfarë parashikon propozimi për armëpushim?

SHBA-ja dhe Ukraina kanë rënë dakord për një propozim për armëpushim. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një takim më parë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Uashington, la të kuptohet diçka lidhur me përmbajtjen e draftit të dakordësuar ndërmjet SHBA-së dhe Ukrainës.

“Ne nuk kemi vepruar qorrazi. Ne kemi folur me Ukrainën për toka dhe territore, që do të mbahen dhe do të humbasin”, tha Trump.

Gjithashtu ka një “central shumë të madh energjetik”, që ka qenë objekt i bisedimeve – e çështja është, se kush do ta “marrë” atë në të ardhmen. Trump nuk deklaroi të dhëna të mëtejshme për këtë.

Por centrali bërthamor ukrainas, Zaporizhia, i pushtuar nga Rusia në ditët e para të luftës ndodhet në afërsi të frontit. Ky është centrali më i madh bërthamor i Europës./ DW

TË FUNDIT

Mustafa Imeri, drejtor i Filharmonisë së Maqedonisë së Veriut

Arrestohet gruaja dhe vajza e pronarit të diskotekës “Puls” në Koçan

Publikohet video, ja çfarë ndodhi mes Eglit dhe Gjestit kur ikën dritat në suitë

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut përfitojnë fondet e para nga Plani i Rritjes i BE-së

Gjesti-Eglit: Simptomat e tua më futën në depresion

Dodik largohet nga Bosnje dhe Hercegovina, policia kufitare po heton sesi u largua

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË