Zelensky: Operacioni rus dështoi, armë me lazer në vend të raketave

Mbi 900 ushtarët ukrainas, të cilët qëndruan për më shumë se dy muaj në tunelet nëntokësore të uzinës së çelikut në Azovstal, janë dërguar në një qendër burgimi në një zonë të kontrolluar nga rusë në Donetsk.

Ukraina urdhëroi trupat të dorëzohen si pjesë e një marrëveshje të arritur mes palëve, në përpjekjen për të shpëtuar jetën e mbrojtësve të qytetit. I fundit që ngriti flamurin e bardhë ishte zëvendëskomantanti i batalionit Azov, me pseudonimin Alina, e me gjithë komandantët e tjerë të forcave të rezistencës besohet të jenë ende në bunkerë. Nga Kievi nuk ka shumë informacione mbi fatin e tyre po Ministria e Mbrojtjes tha se shpreson për një procedurë shkëmbimi ushtarësh, për lirimin sa më të shpejtë të heronjve. Ndërsa rusët shpallën fitoren strategjike në Mariupol, presidenti Volodyomyr Zelensky e cilësoi fushatën e agresionit në vendin e tij një gabim katastrofik dhe dështim të madh për Moskën. Sipas tij, ushtria ruse kishte ezauruar raketat dhe tani po përdorte armë me lazer kundër forcave ukrainase.