Kievi do të zhvillojë nesër bisedime paqeje me Rusinë nëse Moska tërhiqet nga i gjithë territori ukrainas, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas konferencës dyditore të paqes në Zvicër.
“ Por Vladimir Putin nuk do ta përfundojë luftën. Prandaj, duhet ta ndalojmë me çdo mjet, qoftë ushtarak apo diplomatik. Ndihma perëndimore nuk ishte e mjaftueshme për të fituar luftën, por samiti tregoi se mbështetja ndërkombëtare për Ukrainën nuk po dobësohet”, theksoi Zelensky.