Zelensky thirrje Bidenit: Na ftoni në NATO, anëtarësimi pas luftës!

Picture of INA
INA

04/07/2023

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i bëri thirrje presidentit amerikan Joe Biden që ta ftojë Ukrainën në NATO “tani” – edhe nëse anëtarësimi nuk mund të ndodhë deri pas përfundimit të luftës.

Bideni është personi “vendimarrës” për pranimin ose jo të Ukrainës në NATO, u shpreh Zelensky për CNN.

“Ai mbështet të ardhmen tonë në NATO, por një ftesë tani në këto momente do të ishte një motivues i madh për ushtarët tanë”, u shpreh kreu i shtetit ukrainas.

Aleanca zhvillon samitin e radhës në Lituani në datat 11 dhe 12 korrik, e liderët e saj atje pritet ta diskutojnë edhe diskutojnë anëtarësimin e Ukrainës. “Është shumë e rëndësishme për ne të ndihemi se jemi vërtet të rrethuar nga aleatët”, tha Zelensky, që shtoi se e kupton fare mirë që Ukraina “nuk do të jetë kurrë në NATO përpara përfundimit të luftës”.

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve territoriale është “një faktor kyc në përcaktimin nëse një shtet do të ftohet për t`iu bashkuar aleancës.” Ne këtë e kuptojmë shumë mirë, ishte komenti i Zelenskyt. “Por ky sinjal është me të vërtetë shumë i rëndësishëm. Dhe varet nga vendimi i Bidenit”, shtoi ai. Në të njëjtën intervistë, presidenti ukrainas theksoi se përgjigja e Vladimir Putinit ndaj rebelimit të armatosur të Wagner ishte “e dobët” dhe se e gjithë kjo tregoi se presidenti rus po e humbet kontrollin mbi popullin e tij.

TË FUNDIT
15 orë
Pamjet me dron tregojnë vendin e rrëzimit të helikopterit, ku vdiq presidenti i Iranit
19 orë
Zëvendëspresidenti i Iranit konfirmon vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi
1 ditë
Joseph analizon aksidentin me helikopter në Iran: Presidenti Raisi ka vdekur, do ta fajësojnë Izraelin
1 ditë
Kush është Ebrahim Raisi, Presidenti i Iranit që u aksidentua me helikopter
4 ditë
Izraeli “merr hak”, vendos tarifa 100% për importet nga Turqia pas deklaratave të Erdoganit

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ebrahim raisi

Pamjet me dron tregojnë vendin e rrëzimit të helikopterit, ku vdiq presidenti i Iranit

ebrahim raisi

Zëvendëspresidenti i Iranit konfirmon vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Edward Joseph Zhozef  Eduard

Joseph analizon aksidentin me helikopter në Iran: Presidenti Raisi ka vdekur, do ta fajësojnë Izraelin

ebrahim raisi

Kush është Ebrahim Raisi, Presidenti i Iranit që u aksidentua me helikopter

Benjamin Netanyahu

Izraeli “merr hak”, vendos tarifa 100% për importet nga Turqia pas deklaratave të Erdoganit

fico atentat

A po i destabilizojnë vendet ,vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve?

fico atentat

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – njerëzit po e krahasojnë me vrasjen që shkaktoi fillimin e Luftës së Parë Botërore

fico atentat

Mori tre plumba në trup, si është gjendja e kryeministrit sllovak?

fico atentat

VIDEO/ “Ja përse e qëllova”, autori i atentatit ndaj kryeministrit sllovak flet sulmin me armë

INFO

NA NDIQ