Zelensky urdhëron përforcimin e pozicioneve brenda qytetit të Bakhmut

Iliria News Agency
Iliria News Agency

7 Mars, 2023

Presidenti Volodymyr Zelensky tha të hënën se ai urdhëroi përforcimin e pozicioneve brenda qytetit të Bakhmut, duke shpjeguar se nuk kishte asnjë pjesë të Ukrainës që mund të braktisej.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai tha se e mori vendimin pas konsultimit me ushtrinë.

“I thashë shefit të shtabit të gjente forcat e duhura për të ndihmuar djemtë në Bakhmut. Nuk ka asnjë pjesë të tillë të Ukrainës që mund të braktiset”, tha Zelensky. “Nuk ka asnjë llogore ukrainase në të cilën qëndrueshmëria dhe heroizmi i ushtarëve tanë nuk do të ishin të vlefshëm”.

Zelensky gjithashtu dukej se adresonte thashethemet për një tërheqje ukrainase nga qyteti lindor, duke iu referuar atyre si “mesazhe dezinformuese”.

Në këtë drejtim, Zelensky tha se Ukraina do të mbrojë çdo pëllëmbë të vendit të saj.

“Ne po mbrojmë dhe do të vazhdojmë të mbrojmë çdo pjesë të Ukrainës”, citohet të ketë thënë më tej ai. “Kur të vijë koha, ne do të çlirojmë çdo qytet dhe fshat të vendit tonë. Dhe ne do të japim përgjigjen e pushtuesit për çdo goditje kundër Ukrainës, për çdo veprim të poshtër kundër ukrainasve”. /Telegrafi/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grubi opinion

Grubi për “Opinion”: Albin Kurti të merr “mësim” nga Ali Ahmeti

besar-durmishi

Durmishi: Grubi paska ardhur në Tetovë që të mësohet si shtrohet asfalti! (FOTO)

ambulanca shqiperi

Shqipëri, humb jetën në lokal 60-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, dyshimet e para

edi rama

Rama i përkrah kërkesat e BE-së për veriun: Shpresoj të përfundoj ky konflikt absurd

borell vjosa osmani vucic macron scholz

Edhe Borrell kërkon zgjedhje: Nëse nuk zbatohen tri kërkesat, do të ketë pasoja serioze

biden rrezohet

VIDEO/ Rrëzohet në tribunë Presidenti i SHBA-së Joe Biden

kiev-naten

Rusia sulmon Kievin me raketa

Rrahim musliu

Arrestohet mërgimtari në Serbi vetëm pse mbante flamurin kuq e zi

shqiptaret maqedoni perfaqesuesja

Tetë shqiptarë në listën e Maqedonisë për ndeshjet e muajit qershor (LISTA)

INFO

NA NDIQ