Zelenskyy: Sulmi kundër Rusisë po përparon me “vështirësi” dhe “ngadalë”

INA
INA

9 Gusht, 2023

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy tha se sulmi që vendi i tij ka filluar kundër Rusisë po përparon me “vështirësi” dhe “ngadalë”.

Në një intervistë për institucionet e shtypit të Amerikës Latine, Zelenskyy tërhoqi vëmendjen se ushtria ukrainase ka filluar më parë një kundërsulm ndaj forcave ushtarake ruse.

“Sulmi është i vështirë dhe po përparon më ngadalë sesa dikush do të dëshironte”, tha ai.

“Armët që posedojmë janë të pamjaftueshme dhe për këtë arsye është shumë vështirë të luftosh”, theksoi Zelenskyy duke shtuar se Rusia duhet të largohet nga territoret e Ukrainës.

“Ukraina nuk planifikon të vazhdojë luftën në territoret ruse. Nuk kemi patur kurrë një objektiv të tillë. Do të çlirojmë nga pushtimi territoret tona”, tha presidenti ukrainas.

Formula e Paqes

Duke tërhequr vëmendjen se kanë zhvilluar një formulë lidhur me ndërtimin e paqes në Ukrainë, Zelenskyy tha: “Kjo formulë është rruga më e drejtë dhe e vetme diplomatike për të siguruar paqen në Ukrainë”.

Ai shtoi se kjo formulë mund të përdoret në procesin për zgjidhjen e çështjeve në botë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

dimitar kovacevski

Lavdërohet kryeministri: Me një pagë mesatare prej 37.000 denarëve dhe një pagë minimale prej 21.000 denarëve, mund të mbulohet shporta e konsumit

policia kosoves terroristet veri

Lirohen katër të dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë

8525710B-2B1C-4019-A336-2EA5EAD280CF

Shqipëria nuk mbështet deklaratën e Borrellit, qëndron krah Kosovës

Kreshnik Bekteshi

Bekteshi thotë se masat e Qeverisë po japin efekt: Çdo shtëpi do të kursejë deri në 2.500 denarë

besnik bislimi albin kurti

Kurti flet për skenarin serb në Veri të Kosovës

Afrim Bunjaku

Qeveria jep 50 mijë euro për familjen e policit Afrim Bunjaku

gjykata-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë sot do të vendosë për evidencën në regjistrat amë

afrim bunjaku

Tragjedia e dytë në familjen Bunjaku, policit të vrarë në veri të Kosovës i kishte vdekur djali para 10 vitesh

dushan janjiq

“Borrell të mos përfshihet, të kyçet NATO…”, analisti serb flet për opsionin e rikthimit në dialogun Kosovë-Serbi

INFO

NA NDIQ