Zemaj: Pas vrasjes së Sebehate Tolajt e Isuf Haklajt, të gjithë bashkëpuntorët e tyre e ndërruan partinë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka folur edhe për vrasjet e pasluftës të ndodhura në Kosovë. Zemaj ka folur edhe për vrasjen e pazbardhur të Tahir Zemajt, duke thënë se në këtë mund të kenë dorë çarqet serbe, pasi më shumë së askujt atyre iu ka interesuar ta destabiliziojnë Kosovën.

Zemaj ka thënë se edhe emrat e parë të të dyshuarve për vrasjen janë publikuar nga një medium i afërt me pushtetin serb.

Sa i përket vrasjes së policëve, Sebehate Tolaj dhe Isuf Haklaj, Zemaj ka thënë se pas vrasjes së tyre të gjithë bashkëpuntorët e tyre kishin kaluar në parti tjera.

“Kur janë vra Sebehate Tolaj dhe Isuf Haklaj, të gjithë bashkëpunëtorët e tyre kanë kaluar menjëherë nga LDK-ja në parti tjera, dhe këtu diçka duhet të ketë “, ka deklaruar Zemaj.

Derisa gazetari e ka pyetur nëse bëhet fjalë për AAK-në dhe PDK-në, Zemaj nuk e ka mohuar dhe ka thënë se këto ata duhet të flasin vetë ata.

“Të gjithë në Deqan dhe në Dukagjin e dinë se çfarë ka ndodhur” ka deklaruar Zemaj në Interaktiv