Zendeli: Kemi pritur që presidenti të prononcohet për kompletimin e KSHZ-së

ina-online
ina-online

19/12/2023

Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli, pas fjalimit vjetor të presidentit Stevo Pendarovski në Kuvend, tha se janë të zhgënjyer që kreu i shtetit nuk u prononcua për nevojën për kompletimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) duke vlerësuar se me këtë ai dërgoi mesazh se zgjedhjet mund të jenë shumë kontestuese dhe jolegjitime.

“Nga presidenti i shtetit sot kemi pritur që të prononcohet sot për propozimin tonë për anëtar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Duke marrë parasysh se ai mund të jetë njëri prej kandidatëve për zgjedhjet ardhshme presidenciale, ndërsa do të kemi edhe zgjedhje parlamentare dhe duke qenë se KSHZ-ja nuk është e plotë, prisnim që presidenti të prononcohet qartë se KSHZ -ja duhet të kompletohet në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe atë që na imponon e drejta. Por ai nuk u prononcua për këtë çështje dhe jemi të zhgënjyer që si president i vendit për një çështje shumë të rëndësishme në vend, në shoqëri, nuk u prononcua”, tha deputeti i Lëvizjës BESA, Fadil Zejneli, pas fjalimit të Pendarovskit.

Në vlerësimin e fjalimit të Pendarovskit, Zendeli theksoi se ka vetëm konstatime që të gjithë i dinë. Siç tha ai, në fjalime të tilla, presidenti duhej të ketë udhëzime, në cilin drejtim duhet të shkojnë gjërat dhe si të zgjidhen ato.

“Ne i dimë bllokimet që i kemi nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe ato janë të vazhdueshme dhe nëse e lëmë mesazh të tillë, gjegjësisht presidenti Pendarovski dërgon mesazh të tillë, që do të shkojmë në zgjedhje pa u kompletuar KSHZ-ja, atëherë mesazhi është se këto zgjedhje mund të jenë shumë kontestuese, jolegjitime, sepse do të kemi KSHZ që nuk pasqyron atë që parashikon ligji dhe çfarë presin qytetarët në shoqërinë tonë”, tha Zendeli.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stevo-pendarovskiii-780x470-1

Pendarovski: Do të anëtarsohem në VMRO-DPMNE nëse do të arrijnë që maqedonasit t’i përfshijnë në Kushtetutën bullgare

IMG_9497

Kongresi i LSDM zyrtarizoi kandidaturën e Pendarovskit për president

IMG_9496

IPIS demanton: Nuk kemi bërë anketë që u shpërnda sot

IMG_9478

Pritja e Taravarit në Strugë në hapjen e shtabit zgjedhor (Video)

IMG_9479

Selimi: Ndihma e shpejt në Shkup për herë të parë me shef shqiptar

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI me kandidatë për deputetë në njësitë 3 dhe 4, ja emrat?

Ilir-Demiri-921x614

Demiri: nuk do të ketë incizime pa radhë, terminet për rezonancë magnetike do të publikohen në “Termini im”

gordana-siljanovska-1392x899

Shkup: Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente e VMRO DPMNE-së

policia speciale maqedoni

Ish-kryetari i një komune në Maqedoni kapet nga policia si pjesë e një grupi kriminal

INFO

NA NDIQ