Zendeli: Shumë kush nuk besonte por ja që ndodhi e pamundshmja u bë e mundshme BDI-ja shkojë n’opozitë

Picture of INA
INA

31/08/2024

Shkruan Prof.Dr. Mislim Zendeli

Kujt i shkonte ndër mend “atëbotë” se do shkatërohej Jugosllavija, shteti ndër më të fortit në Ballkan e më gjërë, por ndodhi! Pas shkatrimit shumica e pushtetarëve të atëhershëm, nga rradhët tona, ishin të vetëdijshëm se koha e tyre mori fund. U pajtuan me fatin dhe ngelën të leçitur e të urryer sot e kësaj dite!
Dhe ndodhi përsëri e pamundshmja u bë e mundshme! Para disa muajsh, pra ”këtë botë”, shumëkush nuk besonte se do shkojë n’opozitë BDI-ja por ja që ndodhi!

Por ama për dallim nga komunistët e atëhershëm këta integristët e sotshëm akoma shohin ëndra syçelë se do të rikthejnë pushtetin (sic!). Kuptohet këtë do ta bënin me ndonjë pazarllëk në dëm të popullatës shqiptare e paketuar me ca nacionalizma të rrejshëm, siç e kanë zakon të veprojnë “patriotet me bateri të harxhuara”. Ata refuzojnë ta kuptojne realitetin se koha e tyre ka mbaruar”. “Ka nisur epoka kur populli do të mësohet të fitojë e politikanët do të mësohen të humbin. Ky është mësimi i demokracisë”, do thoshte Albin Kurti.
Megjithë dëshirat e mëdha për feedback situata përkon me thënien: “prit gomar se del bar”!” Mbase mundet?! Por shtohet pyetja çdo të bëjë udhëheqësia e ardhshme e tyre me gjithë ata njerëz nga taborri i saj të cilët 23 vite vetëm kanë rrjepur popullin e vet? Matrapazllëku dita ditës po del mejdanit dhe nis e binde votuesin t’i votojë përsëri! “I ka dekë nëna kësaj pune”, tha dikur njani i ngjashëm për kah bëmat me “humbësit tanë” të sotshëm.

Autori është anëtar i kryesisë qëndrore të Aleancës për Shqiptarët

 

TË FUNDIT
1 ditë
Poshtërimi i Atdheut përmes Futbollit
3 ditë
Lamtumirë koleg i dashur, Astrit Lulushi!
3 ditë
Shtatoren e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe Sindromi i Fregolit
5 ditë
STOP ngulfatjes së Gjuhës Shqipe në Republikën e Maqedonisë Veriore!
1 javë
Zendeli: Shumë kush nuk besonte por ja që ndodhi e pamundshmja u bë e mundshme BDI-ja shkojë n’opozitë

ME TE LEXUARA

1 ditë
Poshtërimi i Atdheut përmes Futbollit

LEXO MË SHUMË

baton haxhiu

Poshtërimi i Atdheut përmes Futbollit

astrit lulushi

Lamtumirë koleg i dashur, Astrit Lulushi!

skenderbeu gjergj kastrioti hora e arberesheve

Shtatoren e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe Sindromi i Fregolit

sunaj raimi

STOP ngulfatjes së Gjuhës Shqipe në Republikën e Maqedonisë Veriore!

Mislim Zendeli

Zendeli: Shumë kush nuk besonte por ja që ndodhi e pamundshmja u bë e mundshme BDI-ja shkojë n’opozitë

muhamer pajaziti

Çekani i Goranit dhe një copë letër, s’mund ta shfuqizojnë gjuhën shqipe, ajo ka mbijetuar për më shumë se 6 mijë vite

mustaf veseli

VLEN: Parti apo Kolegj?

kreshnik spahiu

Kush po i nxit ‘kosovarët’ të ndjehen superior dhe ta urrejnë Shqipërinë?

amina nuraj

Imagjinoni ne shqiptarët në Sanxhak po luftojnë për gjuhë e flamur, del një aktor flet kundër nënës Shqipëri

INFO

NA NDIQ