Deklarimet e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi se opozita bën obstruksion në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime, ku unë si deputet jam edhe anëtar i këtij komisioni e cilësoj si ikje nga përgjegjësia e shumicës parlamentare dhe mospasje vullnet për t’u ulur dhe bashkëbiseduar për çështje të cilat janë në interes të qytetarëve dhe të shtetit, ka thënë deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli.
Ai thekson se kryetari i Kuvendit i ka të gjitha autorizimet normative që të thirr mbledhje të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, por sipas tij ai këtë nuk e bën?!
“Apeloj deri te Xhaferi të jetë korrekt në prononcimet e tij dhe mospasjen e vullnetit politik për kompromis me opozitën, mos të e arsyetojë me gjoja bllokada dhe obstruksione nga ana e opozitës”, tha Zendeli.
“Unë jam deputet me përvojë në Kuvendin republikan me punën dhe angazhimin tim politik kam treguar pjekuri dhe vizion për marrjen e vendimeve të rënda politike. Jam anëtar i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime në dy përbërje parlamentare dhe kam qenë i hapur dhe konstruktiv në vendimmarrjen dhe funksionimin e këtij komisioni”, shton më tej deputet Zendeli.
Ai rithekson se për gjithçka që është në interes të qytetarëve, në rrugën evropiane të vendit dhe funksionimin e institucioneve publike,
“Ne jemi të gatshëm të ulemi dhe bisedojmë, por nuk do të bëhem vegël dhe instrument i politikave të dështuara të dyshes LSDM-BDI”, tha Zendeli.