Formimi i Vetëvendosjes në Maqedoni, ja çka thotë deputeti i Lëvizjes BESA?

ina-online
ina-online

21/11/2023

Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli në emisionin “10 Minuta” në TV21 ka folur edhe për skenën politike dhe zërat për formimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut.

Zendeli tha se krijimi i partive politike është diçka normale, por ai nuk beson se Lëvizja Vetëvendosje do të hapë seli edhe në Maqedoni.

“Krijimi i subjekteve politike në prag të zgjedhjeve dhe krijohen shumë subjekte të tilla. Nuk kam informacion se do të krijohet edhe këtu Lëvizja Vetëvendosje. Duke i njohur edhe përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, nuk besoj se do të vijë puna deri te krijimi i kësaj force politike edhe në Maqedoni. Thjesht ka pasur zëra të tilla. Opozitës shqiptare i duhet partnerit me Prishtinën dhe Tiranën dhe nuk ka asgjë të keqe në këtë kontest. Ne nuk na pengon nëse BDI-ja ka marrëdhënie të mira me Tiranën”, deklaroi deputeti Zendeli.

Zendeli: Vendi vakant në KSHZ i takon opozitës shqiptare

Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli në intervistën në “10 minuta” në TV21 theksoi se vendi vakant në KSHZ i takon opozitës shqiptare dhe se kodi zgjedhor sipas tij, këtë e parasheh shumë qartë.

“Mendoj se është një situatë e qartë dhe nuk duhet të ketë dilema, për shkak se Kodi Zgjedhor e përcakton qartë, ku thotë se 4 vende i ka pozita dhe tre vende i ka opozita dhe një vend është vakant. Q nga koha kur Aleanca për Shqiptarët u bë pjesë e qeverisë, vendi ka ngelur vakant. Kryetari i Kuvendit duhet të marrë iniciativë për procedurë parlamentare që ky vend të plotësohet. Kryetari i Kuvendit ka bërë obstruksion për ta shtyrë këtë vendim. Pretendimet e Aleancës janë të pabaza, sepse nuk mund ta mbajnë peng këtë vend vakant”, deklaroi Zendeli.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

besim-hoda

Hoda: BDI i ka harruar ushtarët e UÇK-së

Talat Xhaferi3

Talat Xhaferi: Ja deri kur dhe si do të jem si kryeministër

f4369ab0-8bde-455d-8ade-31568e4496cf

Artisti Mustafa Imeri-Tafa i bashkangjitet Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit

Screenshot_2023-12-11-16-52-33-840_com.instagram.android-edit

Luizi fillon një projekt të madh në Shkup (video)

Jeton Shaqiri

Shaqiri: Rasti me shkollën në Çashkë tregon se ende nuk mundemi të flasim për integrim ndëretnik në arsim

fatmir mexhiti

Mexhiti: Brenda 6 muajve do të bashkohen klinikat, nuk do të ketë 66 drejtor dhe 33 këshilla drejtues

artan grubi

Grubi: Po përparon procesi i ndërtimit të objektit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Janë përgatitur ndryshimet e kodit zgjedhor, Ministria e Drejtësisë jep detaje

evn-fatura

A do të shtrenjtohet rryma pas 1 janarit

INFO

NA NDIQ