Zenka: Në Kosovë pakicat kanë më tepër të drejta se pakicat në Mal të Zi

0

Mehmed Zenka, ministër për të drejta të njeriut dhe të pakicave në Qeverinë e Malit të Zi, ka thënë se në Kosovë pakicat kanë më tepër të drejta se pakicat në Mal të Zi, shkruan gazeta serbe “Novosti”.
Zenka, ka deklaruar në Ulqin se Evropa flet në superlativ për Malin e Zi, mirëpo pretendohet se lider në Ballkan në respektimin e drejtave të pakicave megjithatë është Kosova.

“Nëse shkojmë kah Evropa, atëherë duhet të dëgjojmë se çfarë mendon Evropa për ne, dhe kjo është se jemi larg para të gjitha shteteve të Ballkanit, sipas të gjitha kritereve. Mirëpo ekziston një e vërtetë, e kemi shtetin e Kosovës, ku pakicat kanë më shumë të drejta sesa në Mal të Zi, ka thënë Zenka duke e hapur shkollën e studimeve politike në këtë qytet bregdetar.

Sipas vlerësimi të tij Kosova ka vetëm një minus, e kjo është se malaziasit ende nuk janë kategori kushtetuese.