Zënkë masive e klaneve të familjeve nga Maqedonia, një person i vdekur (Video)

0

Pas zënkës masive në një shisha bar të Austrisë, që ishte shkaktuar natën e së premtes, tashmë është shfaqur edhe video në të cilën mund të shihen skenat dramatike, shkruajnë mediat austriake, përcjell Shtegu.com. Me këtë rast, jetën e ka humbur një shtetas 29-vjeçar maqedonas, pasi në këtë konflikt të përgjakshëm janë përdorur thika dhe shkopinj. Disa pjesëmarrës janë plagosur pjesërisht rëndë. Sipas informacioneve të së përditshmes austriake “Krone”, dyshohet se bëhet fjalë për një grindje mes dy klaneve të familjeve maqedonase.

Në video mund të shihet se si disa persona godasin njëri-tjetrin në shisha bar në Regau, njofton Shtegu.com. Pamje të tmerrshme , nga ta gjitha anët fluturonin gotat e shishet. Një person godet kundërshtarin e tij me një objekt.

Videoja e dytë është regjistruar pas grindjes: Gjashtë punonjës të ekipit të shpëtimit përkulen mbi një të lënduar. Policët janë duke qëndruar në sfond. Në video, dëgjohet një zë: “Tani mund të shkojmë të gjithë”.

Ky është fundi i konfrontimit dramatik me ç`rast u vra një shtetas maqedonas 29-vjeçar, të premten pak para mesnatës në shisha bar. Viktima kishte pësuar të therura aq të rënda, sa që as mjekët nuk kanë mundur të bjënë asgjë për ta shpëtuar. Gjithsej janë arrestuar nëntë pjesëmarrës. Përveç gjashtë shtetasve nga Maqedonia, në përleshje kanë qenë të përfshirë edhe tre austriakë dhe një italian.