Zeqiri: Ne konkurent jo me universitetet tjera shqipe, por me Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup

Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Izet Zeqiri ka reaguar sërish me një postim pas kritikave dhe debateve në opinion se a janë të dobishme fakultete që tashmë ka në universitetet tjera shqiptare dhe që po prodhojnë kuadro që vështirë të etablohen në tregun e punës dhe dijes.

Ja reagimi i tij:

UNT me programet e reja konkurent i USHKIM!

Ne si UNT kemi nevojë për fakultete publike dhe programe studimore në Shkup sepse vetëm në USHKM kemi 2072 studentë shqiptarë që studiojnë në gjuhën maqedone, pjesa dërrmuese e këtyre studentëve studiojnë në gjuhën maqedone sepse nuk ju ofrohet mundësia të studiojnë në gjuhë shqipe në ato programe studimore ku ata dëshirojnë.

Sot kemi 73 studentë shqiptarë në fakultetin ekonomik, 69 studentë në fakultetin juridik dhe mbi 150 studentë që studiojnë në universitetet private në këto drejtime. UNT ka nevojë për këto tre fakultete, me qëllim që të bëhemi konkurent me USHKM e jo me universitetet e tjera në gjuhën shqipe”, ka shkruar Zeqiri.(INA)