Zeqiri thumbon reisin

Deputeti Muhamet Zeqiri ka thumbuar kryetarin e BFI-së, Sulejman Rexhepi. Në një deklaratë të tij, Rexhepi ka thënë se Gruevskin nuk e kanë rrëzuar nga pushteti “bombat” e LSDM-së, por kolumnat që ai i ka shkruar si kryetari i BFI-së.

“Keni kujdes mos t’ju përmendë ne kolumne Molla Sula se ju rrezon për një dakik… cccc”, ka shkruar në facebook Zeqiri, duke shprehur qartë habinë e ti ndaj deklaratës së kryetarit të BFI-së.

Në një intervist për TVM2, kryetari i BFI-së Sulejman Rexhepi ka deklaruar se Nikolla Gruevskin dhe qeverinë e tij nuk e rëzuan vetëm bombat e Zoran Zaevit por edhe kolumnat që i shkruante ai.