“Zëri i Amerikës” dhe “DW” për protestën kombëtare të Opozitës

Picture of INA
INA

30/10/2024

Opozita në Shqipëri protestoi këtë të martë (29.10) duke e shtrirë në gjashtë akse kryesore të vendit “aktin e revoltës së mosbindjes civile”, e dyta radhazi pas asaj të 7 tetorit.

Protestuesit përsëritën kërkesat për formimin e një qeverie teknike deri në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm, si dhe lirimin e liderëve të opozitës në Shqipëri. Protesta u shoqërua me djegie të gomave dhe disa përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Koha YouTube Channel
Opozita vijon “mosbindjen civile”

Deputetët e opozitës shqiptare ndaluan makinat e tyre në mbikalimin e Kamzës, në hyrje të Tiranës, duke njoftuar zyrtarisht nisjen e protestës, prej orës 17:00 të së martës. E njëjta skenë u përsërit edhe në pesë rrethrrotullime të tjera të vendit, në Shkozet, Bradashesh, Rrogozhinë, Levan dhe Milot, duke sjellë bllokimin e qarkullimit rrugor. Vetëm autoambulancat u lejuan që të kalonin. Me qindra simpatizantë të djathtë iu bashkuan deputetëve në mosbindjen civile të nisur prej 7 tetorit, duke artikuluar për rreth tri orë kërkesën për krijimin e një kabineti teknik, që do ta udhëheqë vendin deri në zgjedhjet e pranverës së ardhshme. Po ashtu ata përsëriten thirrjet për lirimin e lidershipit të opozitës, kryetarin e Partisë Demokrate, Sali Berisha, dhe kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ky i fundit i arrestuar nga SPAK gjatë javës së kaluar.

Protestuesit djegin goma dhe përplasen me policinë

Protesta e opozitës e përqëndruar në akset kryesore të vendit, u shoqërua me diegie të gomave dhe me disa momente tensioni mes mbështetësve të opozitës dhe policisë së shtetit. Kjo e fundit kërkoi disa herë nga protestuesit që të zhbllokonin rrugët për të bërë të mundur kalimin e automjeteve, duke hasur në kundështimin e tyre.

Flakë nga gomat e makinave që u është vënë zjarri nga protetsuesit në një rrugë në TiranëFlakë nga gomat e makinave që u është vënë zjarri nga protetsuesit në një rrugë në Tiranë

“Kauza e opozitës është për votën e lirë dhe një Shqipëri demokratike” – u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka. Më tej ai paralajmëroi se opozita do ta vijojë mosbindjen civile përmes akteve të tjera “deri në rrëzimin e regjimit të Edi Ramës”. Protestës së opozitës iu bashkua në rrethrrotullimin e Kamzës, aty ku u arrestua gjatë javës së kaluar ish-presidenti Ilir Meta, edhe sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Ai lëshoi akuza ndaj drejtësisë shqiptare, teksa bëri thirrje se kjo lëvizje e opozitës do të përshkallëzohet edhe më tej, në një përballje “dhëmb për dhëmb” me qeverinë. Protesta e 29 tetorit u njoftua nga kryetari i partisë demokrate,Sali Berisha, gjatë një komunikimi me gazetarët, vetëm pak orë pas arrestimit të ish- presidentit, Ilir Meta, aleatit të tij në opozitë. Berisha e cilësoi arrestimin e Metës si politik, dhe drejtësinë të vendosur nën urdhërat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Opozita ka paralajmëruar se “mosbindja civile” – siç e cilësojnë ata këtë lëvizje, do të vijojë edhe më tej, por ende nuk kanë përcaktuar një datë të radhës./DW/

Shqipëri, protesta e opozitës bllokon akset kryesore rrugore
Në Shqipëri, protesta e radhës e opozitës, u shtri sot në akset qëndrore të rrugëve kombëtare të vendit, duke paralizuar për tre orë, qarkullimin e mjeteve. Opozita ka shpallur prej kohësh mosbindjen civile si një mjet për të kërkuar një qeveri teknike e cila të mund të organizojë “zgjedhje të lira e të ndershme”, ndërkohë që në parlament aksioni i saj synon bllokimin e veprimtarisë normale.

Rugët e hyrjes në kryeqytet, e po ashtu akset kryesore të lëvizjes drejt jugut, veriut dhe juglindjes, qëndruan të bllokuara. Në vendet e njoftuara për protestë, drejtuesë të opozitës vendosën automjetet e tyre, ndërsa atyre iu bashkuan disa qindra mbështetës. Për më shumë se 1 orë gjithshka kaloi qetësisht, por situata shënoi momente tensioni në hyrjen perëndimore të kryeqytetit dhe në daljen e qytetit të Elbasanit, kur policia nisi të bënte thirrje për lirimin e rrugës.

Në Tiranë, pranë vendit të protestës forcat e policisë u rreshtuan me skafandra dhe mburoja duke avancuar drejt rrugës. Një lëvizje e tillë u pa si një shenjë provokimi nga drejtuesit e opozitës të cilat kërkuan me forcë tërheqjen e tyre. Nuk munguan dhe momente të shkurtra përplasjeje, me protestuesit që tentonin të shtynin gardhin e policisë.

Në pjesët e tjera të rrugëve të bllokuara, gjithshka kaloi përgjithësisht e qetë, me episode të vënies së zjarrit grumbujve me goma makinash, apo shkurreve anës rrugëve.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, tha në përfundim të protestës në hyrje të kryeqytetit, se “qëndresa dhe rezistenca jonë do të vazhdojë. Rezistenca jonë do sjellë zgjidhje” tha ai duke theksuar se “qeveria teknike është e vetmja zgjidhje për Shqipërinë dhe shqiptarët”. Ai përsëriti se “mosbindja civile do të vazhdojë. Kthim pas nuk ka”./VOA/

TË FUNDIT

Durmishi: Zbatimi i reformave në ekonomi është prioritet në rrugën drejt anëtarësimit në BE

Ministri i Administratës: Nuk do t’i dërgojmë komunikatat në gjuhën shqipe

Mbi 50 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër gripit sezonal

Gjendet tre persona të vdekur në Shkup

Gashi: Nga 14 nëntori do të fillojë diskutimi për buxhetin 2025

Memedi: Nga periudha që jam emëruar drejtor është ulur për tre herë numri i vdekjeve të fëmijëve

ME TE LEXUARA

1
Durmishi: Zbatimi i reformave në ekonomi është prioritet në rrugën drejt anëtarësimit në BE
1
Ministri i Administratës: Nuk do t’i dërgojmë komunikatat në gjuhën shqipe
1
Mbi 50 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër gripit sezonal
1
Gjendet tre persona të vdekur në Shkup
1
Gashi: Nga 14 nëntori do të fillojë diskutimi për buxhetin 2025

LEXO MË SHUMË

Durmishi: Zbatimi i reformave në ekonomi është prioritet në rrugën drejt anëtarësimit në BE

Ministri i Administratës: Nuk do t’i dërgojmë komunikatat në gjuhën shqipe

Mbi 50 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër gripit sezonal

Gjendet tre persona të vdekur në Shkup

Gashi: Nga 14 nëntori do të fillojë diskutimi për buxhetin 2025

Memedi: Nga periudha që jam emëruar drejtor është ulur për tre herë numri i vdekjeve të fëmijëve