Zëri i Pavarur i Strugës!

Picture of Ina Online
Ina Online

23/06/2025

shkruan Diana Toska

Zëri i Pavarur i Strugës! Z. Mendi Qyra!

Më gëzoi lajmi në media dhe guximi i një intelektuali për të sfiduar veten, kohën e partitë politike, për ta kandiduar veten, për kryetar të qytetit të Strugës. Një personalitet që me punë e përkushtim ka arritur suksese të panumërta, profesionale e njerëzore, ka vendosur komoditetin e luksin personal ta lë anash, për tiu përkushtuar vendlindjes dhe shërbyer bashkëvendësit me gjithë kapacitetin e tij, moral e professional.

“Sepse Struga meriton më shumë – jo vetëm një kryetar formal që kandidon për pushtet, por njeriun e vet që i njeh rrënjët, i ndjen nevojat e dhimbjet, i ndjekë ëndrrat e qytetit të vet, që ka dëshirë ti shërbejë asaj me zemër e duar të pastërta, thotë”, Mendi Qyra.
Kjo kandidaturë e Mendiut është shpresa për ndryshim nga politika e konsumuar, larg interesave partiake, larg famës, njeri i punës, që jep e dhuron, ndihmon e punëson, një shembull për të zgjedhur lider potencial me aftësi për të bashkuar dhe jo përçarë, një model i lidershipit të ndershëm e vizionar, i cili nuk vjen për të sunduar, por për të ndërtuar një të ardhme për fëmijët që të mund ti realizojnë ëndërrat e tyre në vendin e tyre, para se të zgjedhin ikjen si shpëtim e të huajen si shpresë për jetesë.

Struga, ka nevojë për një qasje të re politike, për vëmendje e dashuri, për mendje që ndërtojnë e nuk premtojnë, për një vision inovativ e transparent, për një përkushtim për qytetarin ku do të dëgjohet e respektohet e drejta dhe zëri i tijë, për ndërtimin e një të ardhme të përbashkët, më të bukur, e më të ndritur të komunës. Struga, është një simfoni e bukur kombëtare, që frymëzon e rrjedh bashkë me Drinin, natyrën, gjuhën e pastër shqipe, poezin botërore e mikëpritjen bujare, vend ku jeta merr aromën e shpresës, atëherë kur një shpirtbardhë me gjithë njerzillëkun mbi supe merr përgjegjësin e Zotit të Shtëpisë për kohë të caktuar.

Një personalitet i çmuar, në krye të një qyteti të çmuar, është Mendi Qyra për Strugën!
Zëri i Pavarur i Strugës! Me dashuri e respekt ndaj qytetarëve të Strugës dhe Zërin e pavarur të Strugës!

P.S.
Struga në krye me Mendiun është një shembull motivues që duhet ndjekur edhe komunat tjera nëse vërtet duan të bëjnë ndryshimin.

TË FUNDIT

Ndryshimi i madh në fluturime brenda zonës Schengen, mjafton vetëm bileta e avionit

Edona e la Kosovën, u rikthye në Gjermani: Ja pse ika?

‘Nuk e di nga dolën’/ Shpat Kasapi përgënjeshtron lajmet e ndarjes

ita Ora në televizionin amerikan: Nuk harroj kurrë prej nga vij, kam folur gjithmonë hapur për prejardhjen time

Kundër plakjes! Sekreti i rinisë së përjetshme qëndron në një ushqim “magjik”

Von der Leyen e kalon “stuhinë” politike, i mbijeton votëbesimit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË