Zervos: Nuk e kam të lehtë për të thënë Maqedonia Veriore

0

Nuk e kam të lehtë për të thënë Maqedonia Veriore, shprehët kryebashkiaku i ri i Selanikut , Kotantinos Zervas, duke folur për gazetën greke “Katimerini” në lidhje me atë se cilin emër do të përdorë për vendin fqinj duke shtuar se e quan Shkup apo FIROM, transmeton korrespondentja për MIA-në nga Athina.

Kryebashkiaku i Selanikut shprehet që Marrëveshja e Prespës është marrëveshje e keqe dhe është me pozicion kompletimit të ndryshëm me paraardhësin e tij Janis Butaris për të ashtuquajturën diplomacia e qyteteve.

-Kryebashkiaku i Solunit nuk është as Ministër për Punë të Jashtme, as Ministër për Turizëm, as nuk besoj aq shumë në diplomacinë në qyteteve. Unë gjithashtu jam pak më i ndjeshëm në çështjet patriotike dhe kombëtare. Mendoj që duheshe të dëgjojmë historinë dhe ndjenjën e qytetit për disa çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet tona me fqinjët tanë veriore. Mendoj që Marrëveshja e Prespës ishte marrëveshje e keqe, shprehet Zervas.