Zëvendësi i Kurtit publikon dokumente të Serbisë: Beogradi përgatit mënyrën për ndarje të Kosovës

Picture of ina-online
ina-online

08/06/2023

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi ka publikuar të enjten disa dokumente të Serbisë për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.

Zëvendëskryeministri Bislimi ka shkruar në Facebook se Kosova vazhdimisht ka paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar për arsyen e vërtetë të Serbisë për insistimin e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe (AKS).

“AKS-ja kurrë nuk ka pasur qëllim t’i integrojë serbët lokal në Kosovë, por të jetë “Kali i Trojës” i Beogradit për ta bërë shtetin jofunksional, duke përgatitur mënyrën për ndarje të Kosovës”, shkruan Bislimi.

Postimi i plotë i Bislimit:

Kosova vazhdimisht ka paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar për arsyen e vërtetë të Serbisë për insistimin e formimit të AKS-së. AKS-ja kurrë nuk ka pasur qëllim t’i integrojë serbët lokal në Kosovë, por të jetë “Kali i Trojës” i Beogradit për ta bërë shtetin jofunksional, duke përgatitur mënyrën për ndarje të Kosovës.

“Non-paperi” i fundit i draftuar nga Akademia e Shkencave dhe e Artit e Serbisë (nga Vasilije Krestiq, anëtar,https://www.sanu.ac.rs/en/member/krestic-vasilije/) ofron dëshminë më të fuqishme deri më tash për qëllimet e vërteta të Serbisë prapa insistimit për AKS-në në Kosovë. Dokumenti i bashkangjitur do të tregojë si më poshtë:

a. Krijimi i AKS-së nuk është objektiv në vete, por paraqet një hap të rëndësishëm drejt arritjes së synimit për “Botën serbe” që koincidon me territorin e ish-Jugosllavisë.

b. “Srpski svet” është evolucion i “Nacertanje” (https://researchgate.net/…/41119069_Ilija_Garasanin…) dhe duhet të shihet si “Nacertanje” e shekullit të 21-të.

c. Dizajni fillestar i AKS-së nuk është relevant, pasi kompetencat do të evolojnë dhe do të eksploatohen për shkak të përkrahjes financiare të Beogradit dhe një mungese relative të mbikëqyrjes nga Qeveria e Kosovës.

d. Këto kompetenca do të çojnë te një Republika Srpska e re me synim për ndarje territoriale mes territoreve shqiptare e serbe. Kjo më pas do të shtyjë komunitetin ndërkombëtar të njohë ekzistimin e dy entiteteve nacionale në Kosovë dhe një autonomi absolute në zonat e AKS-së.

e. Kjo autonomi do të sjellë një situatë që serbët nuk do të kenë nevojë për të ndërvepruar me Qeverinë e Kosovës, duke e bërë kështu AKS-në si një “parazit” në territorin e Kosovës.

f. Serbia beson se avantazhi kryesor krahasues që ka aktualisht, dhe duhet të shfrytëzojë, është superioriteti ekonomik në rajon.

g. Në rrethanat aktuale, qëllimi përfundimtar “Bota serbe” nuk mund të realizohet vetëm me mjete politike. Duhet të shfrytëzohen edhe mjete të tjera, duke përfshirë mekanizma fetar me potencial për ndikim politik në vendet fqinje ku vepron Kisha Ortodokse Serbe.

h. Prandaj, themelimi i AKS-së duhet të jetë imperativ kyç për politikanët serb, duke ofruar një bërthamë për qëllimin shekullor të bashkimit të kombit serb.

‘‘Non-paper’’ shpjegon në mënyrë të përsosur këmbënguljen e Beogradit për AKS-në, por duhet të bëjë komunitetin ndërkombëtar të rishqyrtojë këmbënguljen e vet.

shih postimin e Bislimit KETU

 

TË FUNDIT
3 orë
Paguan mbi 900€ për ‘ultra all-inclusive’, pas një dite “Sharr Travel” i njofton se oferta ishte me mëngjes dhe darkë
4 orë
‘Dorëzohet’ Mickoski: Betimin do ta bëj me emrin kushtetues
6 orë
Taravari: Prioriteti im do të jetë shëndetësia publike
9 orë
SHBA përfshin në Listën e Zezë edhe rrjetin që rriti pasurinë e Dodikit
9 orë
Qeveria miraton masa kundër të nxehtit që pritet ta përfshijë vendin

ME TE LEXUARA

11 orë
Përurohet shtatorja e 7-vjeçarit, Leutrim Ahmetit të vr’arë nga serbët në Skenderaj
11 orë
Mbi 40 gradë Celsius – Nga e enjtja vendi në alarmin portokalli
19 orë
Mickoski pritet të dorëzojë në Kuvend propozimin për përbërjen e qeverisë së re
11 orë
Maqedonia e Veriut në vendin e 11-të në NATO sipas përqindjes së BPV-së dedikuar për mbrojtjen
18 orë
Euro 2024 vjen sot me dy ndeshje
10 orë
Sylvinho para sfidës me Kroacinë: Do të jetë vendimtarja!
18 orë
Mumiet e fshatit Likovë, rasti i rrallë në vendin tonë dhe më gjerë

LEXO MË SHUMË

IMG_3310

Paguan mbi 900€ për ‘ultra all-inclusive’, pas një dite “Sharr Travel” i njofton se oferta ishte me mëngjes dhe darkë

Mickoski

‘Dorëzohet’ Mickoski: Betimin do ta bëj me emrin kushtetues

arben taravari

Taravari: Prioriteti im do të jetë shëndetësia publike

Dodik

SHBA përfshin në Listën e Zezë edhe rrjetin që rriti pasurinë e Dodikit

moti Vapa nxehti temperaturat

Qeveria miraton masa kundër të nxehtit që pritet ta përfshijë vendin

ivan stoilkoviq

Stoilkoviçi, Fronti Europian thirrje VLEN-it të mos hyjë në Qeveri! Mickoski: Ministrat duhet të kenë qëndrime pro-maqedonase

sylvinjo silvinjo

Sylvinho para sfidës me Kroacinë: Do të jetë vendimtarja!

nato-mkd-zname

Maqedonia e Veriut në vendin e 11-të në NATO sipas përqindjes së BPV-së dedikuar për mbrojtjen

moti nxehti temperatura-termometri

Mbi 40 gradë Celsius – Nga e enjtja vendi në alarmin portokalli

INFO

NA NDIQ