Zëvendëskryeministri Arben Fetai në Tiranë, takimi me kreun e SPAK, Altin Dumanin

Picture of Ina Online
Ina Online

15/11/2024

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i angazhuar për politikat e qeverisjes së mirë, Arben Fetai, sot ka zhvilluar një takim zyrtar në ambientet e SPAK (Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) me drejtuesin e saj, Altin Dumani.

Gjatë takimit, Fetai e ka informuar nikoqirin mbi misionin dhe prioritetet e mandatit të tij, me fokus të veçantë në politikat dhe koordinimin e luftës kundër korrupsionit. Ai theksoi rëndësinë e ndërtimit të institucioneve të qëndrueshme dhe të pavarura si bazë për avancimin e qeverisjes së mirë.

Nga ana tjetër, Dumani prezantoi historikun dhe strukturën e SPAK-ut, duke ndarë përvojat mbi rrugëtimin e këtij institucioni si dhe sfidat dhe sukseset në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar. Ai nënvizoi se pavarësia e plotë e SPAK nga politika dhe institucionet ekzekutive, si dhe buxheti i konsoliduar mirë, kanë qenë shtyllat kryesore të suksesit të këtij institucioni.

“Si rezultat, besimi i qytetarëve ndaj SPAK-ut ka arritur në nivel prej 70 për qind. Diskutimet u përqendruan edhe në mundësitë e shkëmbimit të përvojave me institucionet e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, duke pasur parasysh reformat që po ndërmerren në këtë sektor. Përvojat pozitive të SPAK-ut, i cili gëzon një reputacion të lartë në Shqipëri dhe në rajon, u vlerësuan si shembull i rëndësishëm për t’u ndjekur. Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër korrupsionit dhe avancimin e shtetit të së drejtës në të dyja vendet.

TË FUNDIT

Muriqi shënoi, por Mallorca pëson humbje të thellë kundër Barcës

Rrahmani kthen shkëlqimin, gol e asistim në fitoren e Sparta Pragës

Humbje katastrofale për Serbinë, Kosovarja nuk ka të ndalur

Marsh protestues për ndotjen

S’mjaftoi fitorja në tavolinë! Skandali me Kosovën, Rumania dërgon UEFA-n në CAS

Edhe pse me tribunë të zbrazët, Shkupi fitoi Strugën në Çair

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË