Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Lulzim Aliu e vizitoi Universitetin e Tetovës

Picture of INA
INA

04/02/2025

Zëvendëskryeministri Lulzim Aliu është pritur në takim nga Rektori i UT-së Prof, DR. Jusuf Zejneli së bashku me kryetarin e Senatit Prof. Dr. Kenan Ferati, Prorektorin për shkencë, Prof. Dr. Vullnet Ameti dhe anëtarë të tjerë të Senatit.

Lulizim Aliu gjatë takimit me Rektorin dhe stafin e UT-së, kanë biseduar rreth sfidave dhe nevojave të arsimit të lartë në përgjithësi dhe të Universitetit të Tetovës në veçanti. Gjatë takimit u theksua se UT ka nevojë për mbështetje financiare për kërkime shkencore dhe mundësi për zhvillim profesional të stafit akademik.

Gjatë këtij takimi përpos tjerave vëmendje e veçantë i është përkushtuar përgatitjes së Ligjit të ri për arsimin e lartë, për të cilin Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, theksoi rëndësinë e përfshirjes së të gjitha palëve të interesuara në procesin e hartimit të Ligjit të ri. Zëvendësministri Aliu po ashtu shprehu besimin se ky ligj do të jetë një produkt i pranueshëm dhe i dobishëm për institucionet e arsimit të lartë në vend.

Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli e falënderoi Zëvendësministrin për vizitën dhe shprehu gatishmërinë e Universitetit të Tetovës për të kontribuuar në përmirësimin e legjislacionit për arsimin e lartë.

Takime të tilla dëshmojnë përkushtimin e Koalicionit VLEN, institucioneve shtetërore dhe zëvendësministrit Aliu, në gatishmërinë për të bashkëpunuar në ngritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe përshtatjet e tij me nevojat e tregut dhe duke i’u përgjigjur sfidave bashkëkohore.

TË FUNDIT

Mexhiti ironizon me reformat e BDI-së: Qesharake t’i bësh veting vetes!

Gjuriqi takon Grenellin: Epokë e re në marrëdhëniet me SHBA-në

Kështu festuan ‘Shën Valentinin’ Anita dhe Ramush Haradinaj (FOTO)

FOTO/ Katër banorë të rinj do të futen sonte në ‘BBVA4’

Çfarë e pret përpara në Madrid?

Barcelona mund të transferojë super yllin e Premier Leagues

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË