Zëvendësministrja e Drejtësisë, Madiq, kundër Ligjit për Amnisti

INA
INA

31/10/2023

Propozim-ligji i Amnistisë të enjten duhet të jetë para deputetëve. Megjithatë, duket se brenda qeverisë ka dallime në lidhje me mbështetjen e tij. Konkretisht, ligji për amnisti është propozim i ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, por zëvendësja e tij nga LSDM-ja, Viktorija Avramoska Madiq, nuk pajtohet me zgjidhjen ligjore të propozuar për uljen e numrit të të burgosurve.

“Ka edhe masa të tjera alternative. Nuk është patjetër me ligj për amnisti të zbrazen burgjet, kjo mund të bëhet edhe me lirim me kusht. Pastaj mendoj se burgjet mund të zbrazen shumë më tepër sepse analizat e Drejtorisë së Zbatimit të Sanksioneve treguan se tani po flasim për një numër shumë më të vogël të burgosurish që do të largoheshin me këtë propozim-ligj”, tha Viktoria Avramoska Madiq – Zëvendësministre e Drejtësisë.

Më herët, ministri Lloga u përplas me zëvendësen e tij pasi tha se ai personalisht ishte kundër ndryshimeve në Kodin Penal, të cilat i firmosi zëvendësja e tij Madiq.

Kundër amnistisë së propozuar u shpreh edhe kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgievski.

“Në një farë mënyre, me këto ndryshime po bëhet ndërhyrje në gjyqësor. Jemi në një situatë ku gjyqësori është në shënjestër të kritikave, dhe kemi një situatë ku pushteti ekzekutiv ka miratuar ligje që automatikisht u reflektuan, si pasojë e vjetërsisë së një pjese të rasteve, të njohura në opinion…”, u shpreh Sashko Georgievski – Kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Në një situatë të tillë, një pjesë e gjyqtarëve ankohen se ndërsa politikanët bëjnë ligje, barra bie mbi gjykatën edhe pse gjykatat dhe prokurorët nuk kanë asnjë lidhje me zgjidhjet ligjore.

” Pyetja është, a ka një analizë adekuate të numrit të personave që do të marrin amnisti dhe nëse amnistia si një vendim politik për të liruar një pjesë të popullatës së dënuar do të jetë e përshtatshme në llogari të asaj që kemi në gjyqësor, e që është lirimi me kusht…”, nënvizoi Lazar Nanev – gjyqtar.

Ohri këto ditë është nikoqir i samitit global për digjitalizimin e gjyqësorit, ku kjo sfidë serioze diskutohet edhe në prani të ekspertëve. /Alsat.mk

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stefan bogoev

Bogoev: Jam i sigurt për një fitore të dyfishtë në zgjedhjet e Frontit Evropian

bora gjermani dimri

Gjermania paralizohet nga reshjet e dëborës, pezullohen qindra fluturime. Në Bavari u regjistrua sasia rekord prej vitit 1933

Leonard ademi

“Nuk e dinë se nënën ua kanë vra”, vëllai i Liridona Ademit tregon çfarë i thanë fëmijët pas krimit të rëndë në Prishtinë

arben taravari ziadin sela

Arben Taravari: ASH e fortë dhe unike, ka vite që lexojmë lajme për përçarje

liridona-naim-murseli-600x375-1-600x360

Gjykata jep detaje, ja si ndodhi vrasja e Liridonës

3fb9fdb9-5211-407a-a732-9132e4550a33-1392x815

Mexhiti, Kasami dhe Gashi takojnë Islam Aliajn, deputetin shqiptar në Zvicër

Ilire Dauti

Deputetja që zhvillon betejën për shqiptarët pa nënshtetësi

leonardi naimi

“Ti rri këtu”, vëllai i Liridonës tregon si ua fshehu Naimi skenarin e vërtetë të vrasjes

policia-franceze-france

Sulm në Paris me thikë e çekan: Një person i vdekur, dy të plagosur

INFO

NA NDIQ