Zëvendësministrja e mbrojtjes Elfet Ismaili mori pjesë në Forumin Rajonal të Sigurisë George C. Marshall në Ohër

Picture of ina-online
ina-online

02/09/2024

Zëvendësministrja e mbrojtjes Elfet Ismaili ishte pjesëmarrëse e punimeve të Forumit Rajonal të Sigurisë George C. Marshall që shqyrtoi temën: “NATO dhe Bashkëpunimi i Sigurisë në Ballkanin Perëndimor: Ndërtimi i qëndrueshmërisë përmes bashkëpunimit”, që për disa ditë me rradhë mbahet në Ohër.

Ngjarja në fjalë zhvillohet nën patronazhin e Qendrës Europiane për Studime të Sigurisë dhe e njejta mban disa panele diskutimi me pjesëmarrës të shumtë të fushës së mbrojtjes dhe sigurisë nga vendi ynë nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nga vendet anëtare të NATO-s.

Në fjalën e saj para të pranishmive, zëvendësministrja Ismaili parimisht duke shprehur falenderimet ndaj organizatorëve, nderin dhe kënaqësinë e të qenurit pjesë e panelit dhe njëkohësisht duke i përgëzuar panelistët për diskutimet, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vendeve të BP, si fakor kryesor të demokracisë dhe prosperitetit në rajon. Me këtë rast, ajo vuri në dukje sfidat e shumta dhe kërcënimet ndaj sigurisë duke shtuar se tashmë nuk ka asnjë vend që është i përjashtuar nga të njejtat, me theks të veçantë duke përmendur edhe ndikimet nga jashtë të disa shteteve që me politikat dhe me qasjen e tyre, përbëjne rrezik për sigurinë e rajonit. Në këtë kontekst, zëvendësministrja Ismaili u ndal edhe në gjetjen e mënyrave dhe mekanizmave sa më të mirëfillta politike që rajoni ynë duhet të përdorë për përballjen me sfidat dhe kërcënimet. Orientimin euroatlantik, si dhe përkushtimin për t’u përafruar me vlerat e përcaktuara euroatlantike, të bazuara në parimet e demokracisë, lirisë individuale dhe shtetit të së drejtës , zëvendësministrja Ismaili, i bazoi si pikë përbashkuese dhe si synim përfundimtar të vendeve të Ballkanit Perëndimor, njëherit duke nënvizuar se këto vende, me një lidership të mirfilltë duhet zbatuar edhe reformat e nevojshme politike, duke ndjekur bashkëpunimin gjithnjë e më të zgjeruar ekonomik, tregtar dhe financiar.

Zëvendësministrja mes tjerash, konkludoi se rajoni dhe bota kanë nevojë për NATO-n dhe BE-në në një arenë të përbashkët dhe se tashmë duhet t’i jepet prioritet qëndrueshmërisë demokratike dhe forcimit të Aleancës dhe BE-së sepse kjo është thelbësore për të garantuar paqen dhe sigurinë, si në Evropë ashtu edhe në mbarë globin. Në fund u nënvizua se përmes bashkëpunimit për t’u përballuar me sfidat strategjike të vendeve dhe të rajonit tonë bashkarisht, i njejti është më i qëndrueshëm dhe më stabil, duke mos i anashkaluar as iniciativat rajonale të cilat janë jetike për ndërtimin e qëndrueshmërisë ndaj sfidave të ardhshme me të cilat vendet tona dhe i tërë rajoni do të duhet të përballet.

TË FUNDIT
6 orë
Skandal në Gjevgjeli/ Mjeke pa diplomë shtatë vite kishte mjekuar pacientë
12 orë
Formohet një departament të ri për krime të rënda
12 orë
Patriota dhe tradhëtarë, akuza mes LSDM dhe VMRO për kontestin me Bullgarinë
14 orë
BDI: Paaftësia e Vlen-it dhe të qenurit sherbëtorë të VMRO-së, po shkatërron të arriturat kombëtare
14 orë
Durmishi porosi BDI-së: Koha juaj ka marrë fund, me mashtrime dhe gënjeshtra se mbuloni turpin dhe korrupsionin

ME TE LEXUARA

17 orë
Tabela vetëm në maqedonisht ma shumë se 4 vite janë në vendkalimin Bellanoc-Stançiq
17 orë
Deputetja Saranda Imeri Stafai: VLEN mbulon turpin e BDI-së
16 orë
Për vete tendera milionëshe, për aktivstët rroga mizerie për ti mbajtur në varfëri dhe varësi
16 orë
Mexhiti: Tabela pa shqipen është tërhequr, ishte porositur në kohën e BDI-së në pushtet
22 orë
Moti me vranësira e me reshje shiu
14 orë
Durmishi porosi BDI-së: Koha juaj ka marrë fund, me mashtrime dhe gënjeshtra se mbuloni turpin dhe korrupsionin

LEXO MË SHUMË

mjeke

Skandal në Gjevgjeli/ Mjeke pa diplomë shtatë vite kishte mjekuar pacientë

Drejtesi gjyqi prokurori

Formohet një departament të ri për krime të rënda

gordana siljanovska rumen radev

Patriota dhe tradhëtarë, akuza mes LSDM dhe VMRO për kontestin me Bullgarinë

Ali-Ahmeti-artan-grubi

BDI: Paaftësia e Vlen-it dhe të qenurit sherbëtorë të VMRO-së, po shkatërron të arriturat kombëtare

besar durmishi

Durmishi porosi BDI-së: Koha juaj ka marrë fund, me mashtrime dhe gënjeshtra se mbuloni turpin dhe korrupsionin

IMG_7609

Mexhiti: Tabela pa shqipen është tërhequr, ishte porositur në kohën e BDI-së në pushtet

Arben Fetai

Për vete tendera milionëshe, për aktivstët rroga mizerie për ti mbajtur në varfëri dhe varësi

saranda imeri

Deputetja Saranda Imeri Stafai: VLEN mbulon turpin e BDI-së

IMG_7601

Tabela vetëm në maqedonisht ma shumë se 4 vite janë në vendkalimin Bellanoc-Stançiq

INFO

NA NDIQ