Zgjedhet pasuesi i Vuçiqit në krye të partisë SNS, kush është i besuari i presidentit serb

INA
INA

27 Maj, 2023

Besnik, i besueshëm dhe i bindur – kështu mund të cilësohet kryetari i ri i SNS-it, Millosh Vuçeviq.

Ky i fundit u zgjodh në krye të partisë pas propozimit të liderit të gjertanishëm, Aleksandar Vuçiq.

Para se të zgjidhej për postin e tij aktual, ai ishte kryetar i komunës së Novi Sadit për tre mandate.

Para se të emërohej ministër i Mbrojtjes, emri i Vuçeviqit u përmend disa herë kur u përfol për poste të mundshme të larta.

Ministër i Drejtësisë, madje edhe Kryeministër, raporton nova.rs.

Megjithatë, ai ishte më i dobishëm si kryetar i komunës së Novi Sadit dhe gjatë gjithë atyre viteve, ai mundësoi dhunën urbane ndaj qytetarëve dhe fitimet miliona dollarëshe për kompanitë dhe investitorët afër SNS.

Një nga arsyet pse nuk mori ndonjë post qeveritar në vitin 2016 ishte projekti i famshëm, “Novi Sad on the Water”.

Ky projekt përfshin ndërtimin e një kopje të Beogradit mbi ujë, ribërjen e shtratit të Danubit dhe shkatërrimin e brezit të fundit të gjelbër përgjatë lumit.

Ndryshe, opozita ka pohuar se në realitet kryetar i ri i partisë është vëllai i Aleksandar Vuçiqit, Andrej.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

MUHAMERI

Kush do të votoj në zgjedhjet e ardhshme?

Kreshnik Bekteshi

Bekteshi: Paga minimale do të rritet për 10%

buka-market

Masat e Qeverisë/ Çmimi i bukës në markete bie në 30 denarë

Vjosa Osmani Bajram Begaj 2

Begaj: Jemi bashkë me Kosovën në OKB, marrëdhëniet Kurti-Rama janë shumë të mira

micko gruevski

“Lufta” që ka shpërthyer në opozitën maqedonase

drunj

Aksion i madh kundër prerjeve ilegale të druve, arrestohen 9 persona nga Breza dhe një nga Haraçina

IMG_5162

Vjosa Osmani takohet me Bidenin: Aleanca e lirisë, aleanca e përjetshme

IMG_5161

Ministri Osmani me porosi nga Kẽshilli i Sigurimit i OKB-së

IMG_5154

Presidenti kroat nga OKB bën thirrje për njohjen e Kosovës

INFO

NA NDIQ