Gjashtë profesorë të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” garojnë për rektor. Zgjedhja e rektorit të ri të “Kirilit e Metodit” bëhet me votim të fshehtë nga 1419 votues në 23 fakultete dhe pesë institucione të UKM-së. Pas përfundimit të votimit, njësitë zgjedhore dërgojnë rezultatet deri te Komisioni Zgjedhor universitar dhe sipas afatit, rezultatet do të duhet të shpallen deri në fund të ditës. Pas shpalljes së rezultateve, vijon periudha e dorëzimit të ankesave në afat prej tre ditëve, përkatësisht nga 31 maji deri më 5 qershor. Pas shqyrtimit të ankesave eventuale, Komisioni Zgjedhor Universitar, më 6 qershor i publikon rezultatet përfundimtare. Në rast të nevojës për rivotim, votimi do të organizohet më 9 qershor, ndërsa rezultatet publikohen po atë ditë. Mandati i rektorit të ri do të jetë nga 16 shtatori i këtij viti deri më 15 shtator të vitit 2026. /Alsat.mk
Zgjedhja e rektorit të ri të “Kirili e Metodi”, gjashtë profesorë në garë
INA
30/05/2023
TË FUNDIT